• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burg, burg, burg….

by Lutfi Dervishi
03/11/2024 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Disa adoleshentë shqiptarë arrestohen në Belgjike për grabitje banesash. Pjesa tjetër e grupit i shpëton policisë dhe kthehet në Shqipëri. Gjykata në Bruksel jep dënim me kusht. Ata kthehen në Tiranë për t’iu gjendur pranë shokëve. Bazuar mbi dosjen e autoriteteve belge, prokuroria e krimeve të rënda këtu shqyrtoi çështjen për pjesën tjetër të grupit që i kishte shpëtuar drejtësisë belge. Në sallën e gjyqit shohin se shokët e tyre (ushtarët) marrin dënime të renda, minimumi: 7 vjet burg! Ligji! Imagjinoni trajektoren që mori e ardhmja e këtyre të rinjve.

Është rasti ku përgjigja e parë dhe e fundit për çdo lloj krimi apo shkelje është: burg, burg, burg.

Nga krimet më të vogla, si mospagimi i faturave të energjisë elektrike, deri tek krimet më të rënda të trafikut ndërkombëtar të drogës, duket sikur ligji shqiptar shpesh funksionon si një thikë prestigjatori – bëhet thikë kasapi për qytetarët e zakonshëm dhe kthehet në thikë gome ndaj kriminelëve të mëdhenj.

Para një jave në Fier gjykata dënoi një çift pensionistësh (73 vjeç) me 14 vjet burg për “shfrytëzim prostitucioni”! Dhe të mendosh që për çështjet e mëdha kjo shifër duket po aq e largët sa Maja Kilimanxharos!

Në Shqipëri ka disa rekorde të zeza sa i përket politikës së dënimit. Jemi vendi që kemi numrin më të lartë të kërkesave për arrest ndërkombëtar në Interpol. Dhe për çfarë krimesh shpallim kërkim ndërkombëtar?

Një shembull që ilustron absurdin: një qytetar shqiptar, u ekstradua nga Athina për mos-pagesën e një fature energjie elektrike prej 28 000 mijë lekësh. Shpenzimet që shteti shqiptar pagoi për sjelljen e tij për të kryer dënimin janë pesëfish më të larta se detyrimi i pashlyer i qytetarit. A ia vlen ky lloj shpenzimi për raste të tilla?

Kjo politikë e egër e te drejtës penale ka çuar në një shifër të frikshme. Që nga viti 1991 kemi 380 000 qytetarë të dënuar me burg. 380 000 të dënuar! 380 000! Te kjo shifër nuk futen ata që janë dënuar me kusht apo me punë në komunitet. Sot një në katër persona është i dënuar me vendim burgim i formës së prerë!

Ky është rekord i zi i vendosur sa me ndihmën e ligjvënësit, aq edhe me ndihmën e drejtësisë. Është absurde, por ende kemi nene të kodit penal që dënojnë nga gjobë deri në 10 vjet burg!

Ndërsa kur bëhet fjalë për drogën, absurdi kap maja të reja. Një adoleshent i huaj i kapur në kufi me katër gram hashash rrezikonte dënimin me pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet burg për “trafik ndërkombëtar,” sepse “kështu është ligji”. Por rasti në Sukth kur u kapen 700 kilogram kokainë u trajtua si “posedim i paligjshëm,” me dënim maksimal prej katër vjetësh. Ligji!

Kjo situatë është skandaloze, e pakuptimë, thellësisht e padrejtë dhe e papranueshme!

Një tjetër rekord të zi që mban vendi është numri i të ndaluarve me masën e dënimit arrest me burg. Nëse në BE, masa e dënimit me burg është përjashtim, këtu është kthyer në normë.

Duke marrë në konsideratë shifrat dhe situatat: Kodi i ri Penal nuk është thjesht i dëshirueshëm, por i domosdoshëm.

Në vend që të përqendrohet në dënim te ashpër për çdo rast, drejtësia duhet të kalojë nga një qasje automatike: “burg për gjithçka” në një qasje “të diferencuar” dhe “proporcionale”.

Duhen ndërhyrje në legjislacion që të mbrohen qytetarët e zakonshëm nga ndëshkimi i tepruar dhe të përqendrohen energjitë e sistemit të drejtësisë në ndëshkimin e atyre që kryejnë krime të rënda/ “krime intelektuale”.

Një politikë e re penale duhet të përqendrohet në proporcionalitetin dhe alternativat ndaj burgimit, duke krijuar një sistem që jo vetëm dënon, por kryesisht parandalon dhe rehabiliton.

Penalizimi për shkelje administrative si mospagimi i faturave apo krimet e vogla të posedimit të drogës mund të shërbejnë si shembuj të qartë ku dënimi me burg mund të zëvendësohet me dënime të tjera të përshtatshme, si shërbimi në komunitet apo gjoba, duke kursyer energjitë e sistemit dhe fondet publike.

Qasja “burg, burg, burg” kriminalizon shoqërinë. Një Kod i ri Penal, bazuar në proporcionalitet dhe trajtimin e rasteve sipas rrezikshmërisë së tyre reale, do të kontribuonte që të bëheshim një vend ku drejtësia i përgjigjet krimit në mënyrë efektive, pa sakrifikuar qytetarët e zakonshëm dhe fondet publike.

Next Post
Atentati në Dobraç, ‘shpërthen’ gazetari: Berisha eksponent krimi, proteston për hallin e vet e jo për shkodranët

Atentati në Dobraç, 'shpërthen' gazetari: Berisha eksponent krimi, proteston për hallin e vet e jo për shkodranët

Comments 1

  1. Lufter Xhuveli says:
    1 year ago

    SalzBurg
    HamBurg
    SauksBurg
    LikMonBurg.
    FatMediBurg
    MulNokBurg
    LutfiqovBurg
    VariCariBurg
    EdPaloBurg
    AlbaVokBurg.
    BlenFevzoBurg
    DorqafëGishtBythëBurg
    Etj, etj……
    Pirdh o bullgari Lutfi, pirdh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Washingtoni kërkon paqe, Tel Avivi përgatitet për luftë në Liban. A do të përsëritet modeli i Sinait?

Washingtoni kërkon paqe, Tel Avivi përgatitet për luftë në Liban. A do të përsëritet modeli i Sinait?

December 8, 2025
Mogherini nën hetim: Mes email-eve, mesazheve dhe lidhjeve të dyshuara me mikun Sannino

Mogherini nën hetim: Mes email-eve, mesazheve dhe lidhjeve të dyshuara me mikun Sannino

December 8, 2025
Vrasja e Mondi Hykës, nën hetim edhe nipi i personazhit të njohur! Kishin konflikt për 700 mijë euro

Vrasja e Mondi Hykës, nën hetim edhe nipi i personazhit të njohur! Kishin konflikt për 700 mijë euro

December 8, 2025
Besniku i Putinit: Tani e izoluara është Europa, tre pikat e panegociueshme të planit të paqes

Besniku i Putinit: Tani e izoluara është Europa, tre pikat e panegociueshme të planit të paqes

December 8, 2025
“Prindërit të lirë, hetohet qeni”, detajet e reja të ngjarjes tragjike në Greqi me familjen shqiptare

“Prindërit të lirë, hetohet qeni”, detajet e reja të ngjarjes tragjike në Greqi me familjen shqiptare

December 8, 2025
Nga tanket te avionët, si krahasohen ushtritë e Kamboxhias dhe Tajlandës

Nga tanket te avionët, si krahasohen ushtritë e Kamboxhias dhe Tajlandës

December 8, 2025
Arrestimi i Nanos me bekimin e SHBA? Flet ish-ambasadori i parë amerikan: Ja e vërteta!

Arrestimi i Nanos me bekimin e SHBA? Flet ish-ambasadori i parë amerikan: Ja e vërteta!

December 8, 2025
Qeveria e re/ Konstatimi i Kadillit: Rama me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Kush e solli ndryshimin më 8 Dhjetor 1990

December 8, 2025
Ivanka Trump zbulon interesin për Shqipërinë, publikon librat që po lexon

Ivanka Trump zbulon interesin për Shqipërinë, publikon librat që po lexon

December 8, 2025
VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In