• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burg – burg – burg!

by Altin Ketro
26/08/2022 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Çdokush e ka vënë re fjalorin e vrazhdë të Berishës dhe Metës, po edhe shpurave që u mbajnë iso-n politike, se sapo këta të na rikthehen në pushtet, kryeministri Rama do të përfundojë drejtpërdrejt në burg. E thonë me kaq siguri këtë “burgimin e Ramës”, saqë jo vetëm Apeli e ka vulosur vendimin e kësaj dysheje, por edhe e Larta, Kushtetuesja, bile edhe Strasburgu.

Ndonëse janë komikë me këto përbetime, gjithsesi duhet të shqetësohemi sesi dy politikanë që kanë qenë president dhe kryeministër, që pretendojnë të rikthehen në pushtet, të kenë këtë qasje ekstreme për kundërshtarin politik.

Burgu është terminologji juridike që i takon ta kërkojë vetëm organi i akuzës që është prokuroria dhe vendimin e jep gjykata në të gjitha shkallët e saj.

Një politikan ka të drejtë të kërkojë hetim penal për kundërshtarin e tij politik, në pushtet apo në opozitë qoftë. Ka të drejtë që në bazë të një prove apo fakti që disponon, t’ia paraqesë prokurorisë për hetim dhe nëse ka vepër penale, të ngrihet akuzë ndaj tij.

Nga krahu tjetër, ai i mazhorancës socialiste, nuk kemi hasur që t’i jenë drejtuar opozitarëve ish-pushtetarë, me “urimin” për të përfunduar në burg. Ka pasur prej eksponentëve të lartë të saj që me përgjegjshmëri u janë drejtuar prokurorisë për ato dosje që mazhoranca beson se ish-pushtetarët janë të implikuar. Ka pasur gjithashtu edhe thirrje për prokurorisë për të qenë më aktive në hetimin e aferave të ndryshme gjatë qeverisjes 2005 – 2013. Por vetëm kaq, pa hyrë në funksionet e prokurorisë për të dhënë pretenca, apo me keq, vendime me burg.

Me këtë rast, po e ilustroj me një shembull konkret. Ka në radhët e opozitës një deputet, që një herë hiqet si Bashist e më pas si Berishist, i cili njihet me nofkën “Babale”, sipas personazhit bashkëpunëtor në krim me të njëjtën noftë. Ai mban mbi shpinë një dënim penal në Shkallë të Parë prej 1 viti burg.

Deputeti në fjalë flet në Kuvend, del në konferenca shtypi, në debate apo intervista televizive dhe bën protagonistin e zhurmshëm me të vetmin qëllim: Të jetë sa më ekstremist ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, që nëse gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, ai ta trajtojë veten si i dënuar politik.

E pra, nuk kemi dëgjuar deri më sot që, në Parlament apo kudo tjetër, këtij Babaleje që flet në Kuvend dhe ekrane televizive, t’i jetë përmendur nga mazhoranca dënimi i gjykatës. Nuk kemi dëgjuar nga mazhoranca as që t’i ketë bërë thirrje gjyqësorit për të mos zvarritur vendimin e formës së prerë ndaj tij.

Këto mbase mund të jenë detaje të vogla që nuk para bien në sy. Por është mirë që të vihet në dukje ky ndryshim thelbësor pozitë – opozitë, sepse edhe në këtë rast bëhet dallimi mes palëve politike se kush ka modelin demokratik si artikulim publik, e kush modelin komunist ku partia të arreston e të dënon.

Gjuha e liderëve ndikon drejtpërdrejt në edukimin politik të elektoratit të partive që ata përfaqësojnë. Për të mos thënë që edhe përtej këtij elektorati deri diku militant. Sa më i kulturuar në oratori e qytetari të jetë lideri dhe gjithë ambienti përreth tij, po ajo frymë përcillet deri në bazë. Sa më ekstremist e primitiv të shfaqet ai dhe bashkëpunëtorët, të tillë bëhen edhe ndjekësit e tij.

Këtyre që fjala burg u ka “mbirë” në gojë, kam frikë se një ditë do u “mbijë” vetë në derë. Siç duken bathët, ajo nuk do të jetë e largët…

Next Post
FOTO/ Presidenti i Parlamentit italian 10 ditë si turist në Shqipëri! Në radhë në Portin e Durrësit si një qytetar i thjeshtë

FOTO/ Presidenti i Parlamentit italian 10 ditë si turist në Shqipëri! Në radhë në Portin e Durrësit si një qytetar i thjeshtë

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Babalja eshte denuar su mashtrues dhe jo si politikan .Fjala burg del nga Saliu se e ka aplikuar vet duke marr vendime per burg jo nga gjykata por nga vet ai

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In