Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, është shprehur i pakënaqur me mungesën e një stadiumi që do t’i plotësonte kërkesat e UEFA-s e FIFA-s dhe që do të luajnë sërish jashtë.
“Kjo është loja e katërt jashtë Kosovës, dëshira jonë është të luajmë në Kosovë, por e rëndësishme është që të përqendrohemi në aspektin sportiv”, tha ai, derisa shtoi se Kosova nuk po mund të luajë ndeshje miqësore për shkak të infrastrukturës, përgatiti “Express”. (b.an)