Bajerni i Mynihut është befasuar në javën e 14 të Bundesligës, teksa pësoi disfatë 2-1 ndaj Maincit në “Meëa Arena”. Vendimtar në këtë takim për vendasit ishte mesfushori nga Koreja e Jugut, Jae-Sang Li.
Dopieta e Li i dhuroi 3 pikët Maincit, rezultat ky që e rendit në vendin e gjashtë, ndërsa bavarezët vazhdojnë të ruajnë kryesimin. Goli i Sane në fund, shërbeu vetëm për statistikë, pasi ekipi i Kompani doli pa pikë nga ky takim.
Kampionët në fuqi të Leverkusenit bënë detyrën ndaj Augsburgut, duke fituar 0-2. Terrier realizoi në minutën e 14, ndërsa Uirc dyfishoi shifrat për kampionët e Gjermanisë, në minutën e 40. Në ndeshjet e tjera, Mëshengladbah triumfoi pastër 4-1 ndaj Kielit.