• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bumerangu i të bërit politikë me procesin “Tahiri”

by Mero Baze
19/10/2017 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Saimir Tahiri është sot në një ditë të vështirë, në një nga ato ditë që Zoti të vë në provë të jesh I vërtet me veten, familjen dhe shoqërinë. Më shumë se sa me ndonjë krim në jetën e tij, ai po përballet me historinë e tij politike. Por dilemat e tij kanë përfunduar dhe ai nuk ka shumë zgjedhje përpara. Ai do përballet me drejtësinë.

Dhe këtu fillon problemi.

Përpjekja e mundimshme dhe e zhurmshme e opozitës për të bërë politikë me procesin Tahiri, nuk është e rrezikshme për Saimir Tahirin. Ai më mirë se ne të tjerët, e di vet se çfarë ka bërë dhe besoj se është i qetë në përballjen e tij me drejtësinë. Por kthimi I ndëshkimit të tij në një betejë politike të opozitës, jo vetëm që do ta dëmtoj rënd këtë proces, por rezikon ta kthej atë në një dështim të ri për opozitën për disa arsye.

Së pari opozita po e përdor përballjen e tij me drjetësinë në një aksion politik që mendon se i shërben asaj për t’u unifikuar si faktorë opozitarë. Fakti që procesi ndaj Saimir Tahirit, arriti të bashkoj në një tavolinë Lulzim Bashën që i ka ikur drejtësisë, Fatmir Mediun që I ka ikur drejtësisë dënuar me gjahstë vite burg në Shqipëri dhe katër vite burg në Itali, Monika Kryemadhin, që e ka pare një film bardhë e zi në familjen e saj, për histori të tilla, Koço Kokdhima që është personi simbol I akuzave për lidhje të politikës me krimin dhe korrupsionin në vend, si dhe figurina të tjera qesharake, pra fakti që beteja ndaj Saimirit, bën bashkë gjithë biografinë e dështimit të drejtësisë në Shqipëri, e kthen atë nga viktimë e drejtësisë, në një hero politik. Dhe kjo nuk është mirë së pari për drejtësinë.

Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që tia vësh në një peshore fytyrat që I kanë ikur drejtësisë dhe që procesi ndaj Tahirit I bashkoi dje në një tavolinë nga një anë, e Saimir Tahirin nga ana tjetër, që të mos e ndaj politikisht këtë punë. Dhe ky është një dëm I madh për drejtësinë, pasi është një rast tjetër I dështuar që drejtësia të jetë nën ndikimin e politikës.

Së dyti kjo përpjekje për të bërë politikë me procesin ndaj Tahirit, duket se ka një kundërpërgjigje nga shumica në pushtet, e cila po e përdor këtë rast për të dëshmuar se nuk e pengon kurrë drejtësinë dhe nuk ngjajnë me ato fytyrat që janë bashkuar duke shpresuar që do të vijnë nga procesi ndaj Tahirit. Dhe nëse në fund të këtij procesi Tahiri del i pafajshëm, bilanci do të jetë 100 me zero për shumicën, pasi po dëshmon jo vetëm përgjegjshmëri, por po bën dhe ajo politikë për ta përdorur në favor të saj këtë proces.

Së treti kjo betejë e neveritshme politike për të përdorur “procesin Tahiri” si një mënyrë për të fituar politikisht, e vendos opozitën, në pozitë të keqe, në raport me historinë e saj me drejtësinë.

Meqë të gjithë po bëjnë politikë me procesin Tahiri, opozita me shpresë se kështu do bashkohen gjithë mëkatarët në një tavolinë, dhe shumica, se me këtë proces ajo mund të dëshmoj para Perëndimit se po bën drejtësi, në finale do të prodhohet një bilanc pozitiv për shumicën, pasi do të provojnë se ata e bën drejtësinë më të mirë.

Ata do të provojnë se vet e dorëzuan Tahirin para drejtësisë për thashetheme banditësh, ndërsa në kohë të Berishës, kryeprokurori nuk guxoi as ta thërriste si person në dijeni Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, si autorë të vrasjes së katër qytetarëve.

Sot Tahiri po shkon para prokurorëve për biseda të dëgjuar nga të tretë, por djali i Sali Berishës që del në tabulate telefonike dhe plotë dokumente të tjera si partner i Delijorgjit në Gërdec, nuk u thirr as për tu sqaruar çfarë foli me të, 25 minuta pas krimit dhe pse zyrtarët i drejtoheshin atij me fakse sqaruese, pa qenë “askushi” formalisht. Kjo listë është e gjatë me çdo skandal që shoqëroi qeverisjen Berisha, qeverisjen Berisha-Meta dhe mandatin e parë Rama-Meta.

Vetëm tani që socialistët janë të vetëm në pushtet ne kemi një prokurori dhe drejtësi që nuk ka frikë nga pushteti, dhe kjo i bën socialistët më të mirë në raport me drejtësinë, se kundërshtarët e tyre, që të vrisnin, e nuk të linin as të qaje.

Mbi të gjitha cektësia e raportimit në Kuvend të Prokurorisë, tregon se prokuroria qenka më e interesuar për spektakël politik, se sa për një përballje të Tahirit me drejtësinë. Llalla i cili është në muajin e fundit në detyrë, me sa duket do të ndjehet i “larë” në borxhin që u ka atyre që nuk guxoi t’i pyeste kurrë për krimet që bën.

I vetmi njeri që është në ditë të vështirë sot është Saimir Tahiri. Ai si çdo qytetar do të donte të ishte i vetëm përballë drejtësisë dhe së vërtetës, dhe jo me dy kampe që bëjnë politikë me historinë e tij, për të vazhduar traditën e politizimit të drejtësisë. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, në një vend ku politika ka vendosur gjithnjë për drejtësinë. Ky është rasti pare, ku drejtësia do të vendos për politikën. Dhe ata që po përpiqen të bëjnë politikë, me këtë histori do dalin të humburit.

Next Post
Kokaina, gjithçka që nuk dini për drogën më të fuqishme

Raporti shokues, shqiptarët të parët për përdorimin e kokainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In