• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bumçi akuza ambasadorit gjerman: Kthimet në kufi, shkelje e të drejtave

by A R
18/11/2015 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aldo Bumçi, nënkryetari demokrat i komisionit parlamentar për politikën e jashtme, u shpreh sot se ambasadori gjerman, Helmut Hoffman dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kanë kthyer në kufi 13 500 shqiptarë, të dyshuar si azilkërkues.

Gjatë seancës dëgjimore me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme për azilkërkuesit, Bumçi tha se kthimi në kufi është shkelje e të drejtave të njeriut, ndërsa akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama se po u mohojnë shqiptarëve lëvizjen e lirë në vendet e traktati Schengen.

“Ministri i Brendshëm i shoqëruar nga ambasadori gjerman shkojnë në pikat e kalimit kufitar nga ku kthehen 13 500 shqiptarë.  Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut. Si mund të ndaloni ju shqiptarët që të ndalin. Europa u ka dhënë të drejtën e lëvizjes së lirë dhe ju u thoni s’keni për të dalë jashtë. Trajtimi juaj nuk është problemi brenda Shqipërisë, por të mbyllni kufijtë”, u shpreh Bumçi.

Por, reagimi i kryetares së komisionit, Arta Dade ishte i menjëhershëm. Ajo i kërkoi Bumçit që mos spekulojë me emrin e ambasadorit gjerman.

“Mos spekuloni. Aq më tepër kur përmendi emrin e ambasadorit, i cili paska shkuar në kufi dhe paska kthyer 13 500, dini vetëm të bëni propagandë”, u shpreh Dade.

Nga ana tjetër, zv/ministri i Brendshëm, Ilirjan Mustafaraj raportoi shifra në rritje për azilkërkuesit. Ai tha se në 2014-ën kishte 17 150 kërkesa, ndërsa në 2015-ën, 52 475. Vetëm nga Gjermania janë kthyer mbi 5000 azilkërkues.

Debatet te komisioni i Jashtëm

Zv/ministri i Brendshëm, Ilirjan Mustafaraj

Gjatë 2015 janë rritur shifrat e azilkërkuesve në Gjermani dhe vendet e tjera në BE. Në 2014 kërkesat për azil ishin 17 150, ndërsa në 2015-ën, kemi 52 475 kërkesa për azil. Janë kthyer nga Gjermania mbi 5000 azilkërkues. Ndërsa 4000 të tjerë janë kthyer në mënyrë vullnetare. Kemi në fokus parandalimin dhe marrjen e masave për të kthyerit. 13 mijë shtetas janë refuzuar që të dalin jashtë kufijve, për në vendet e BE. Kemi ndërmarrë fushata sensibilizimi, identifikuar zonat nga ikin, zbulimin e personave që nxisin këtë fenomen dhe forcimin e masave në kufij. Një pjesë e mirë e azilkërkuesve nisen nga aeroporti i Prishtinës.

Aldo Bumçi: Ambasadori gjerman shkon në pikën e kalimit kufitar i shoqëruar nga ministri i Brendshëm dhe kthehen plot 13 mijë e 500 shqiptarë. Kjo qenka arritja?! Është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

Arta Dade: Mos spekuloni. Aq më tepër kur përmendi emrin e ambasadorit, shkëlqesinë e tij, z.Hoffman, i cili paska shkuar në kufi dhe paska kthyer 13 500…

Aldo Bumçi: Thash që i ka penguar policia shqiptare…

Arta Dade: Kjo është mungesë serioziteti nga ana juaj.

Aldo Bumçi: Ikin se janë varfëruar.

Arta Dade: Shteti shqiptar është përgjegjës që nëse duan të punojnë në Europë, duhet të punojnë si qytetarë me dinjitet. Lexoje edhe njëherë marrëveshjen e liberalizimit të vizave.

Aldo Bumçi: Në vitin 2012 ka patur 250 azilkërkues. Kur ishte “regjimi i famshëm” që kishte rrënuar Shqipërinë. Në 2013, 1000, dhe ju e çoni 17 mijë vitin e parë, 52 mijë në 9 muajt e parë të 2015-ës dhe rritja krahasuar me një vit më parë është 631%.

Aldo Bumçi: Janë edhe 200 mijë aplikime në ambasadën amerikane. A ka më situatë tronditëse?!

Arta Dade: Llotaria i fton njerëzit për të aplikuar, por do shohim sesa do ikin. Opozita e ka mendjen vetëm të bëjë propagandë.

Blendi Klosi: Nuk janë penguar qytetarët e rregullt, të cilët s’kanë shkelur rregullat e qëndrimit në “Schengen”. Raporti me kufirin është raporti me shtetin.

Shqiptarja.com

Next Post

Bombë në treg, dhjetëra të vdekur në Nigeri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In