Një sipërfaqe e madhe pyjore është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në qarkun e Dibrës. Në pushtetin e flakëve janë dy hektarë pyje në Qafë-Buall. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikëset e bashkisë Klos dhe asaj Bulqizë.
Pavarësisht se zjarri është në territorin e bashkisë Klos, në ndihmë ka shkuar edhe zjarrfikësja e Bulqizës. Ndërkohë kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit, i cili po vijon të djegë një sasi të madhe pyjesh në Qafë Buall.
/a.meta