Sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Zerqan të Bulqizës është vjedhur arka e pensionistëve. Sipas burimeve policore bëhet me dije se dy persona të maskuar dhe me armë kanë marrë 1 milion e 800 mijë lekë, të cilat ndodheshin në këtë arkë, pasi kanë kërcënuar punonjësit që ndodheshin në detyrë. Sipas policisë personat e armatosur kanë qëlluar 8 herë me automatik brenda arkës dhe në oborrin e ish-komunës Zerqan, ku ndodhet edhe arka e pensioneve. Ende nuk dihen autorët e grabitjes. Ndërkohë forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.