Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Bulqizës.
Sipas News24, një 29-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i pallatit. Ai është parë nga banorët e pallatit të cilët njoftuan policinë.
I riu u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë ku mësohet se ka pësuar disa fraktura në trup.
Nuk dihen ende motivet që kanë shtyrë 29-vjeçarin që të hidhet nga pallati. Policia ka nisur një hetim për ngjarjen e rëndë.
/b.h