• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bullgaria zgjedh President ish gjeneralin Radew, Borisov jep dorëheqjen… (Putin fërkon duart)

by Java News
14/11/2016 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhja e ish-gjenerali Rumen Radew, si president i ri i Bullgarisë, kërcënon të sjellë një destabilizim të ri në kufirin e brishtë mes Turqisë dhe Europës së tronditur nga krizat. Kjo, jo vetëm sepse ai është mik i Rusisë, por edhe sepse vendi do të jetë praktikisht pa qeveri në muajt e ardhshëm.

Problemi qëndron më shumë në faktin se, me zgjedhjen e tij vjen një president pa përvojë, i orientuar nga nacionalizmi, i cili deri më tani nuk ka lënë ndonjë përshtypje të madhe politikisht.

Qeveria e pakicës e kryeministrit Boiko Borisov, partia “GERB” e të cilit është pjesë e Partisë Popullore Europiane, ka dhënë dorëheqjen, sepse kandidatja e tyre Zezka Zatsheva u mund me diferencë të dukshme në zgjedhje.

Borisov kishte përmendur që më parë se do të jepte dorëheqjen nëse nuk fitonte Zatsheva, e me këtë ai donte të mobilizonte votuesit, por siç u pa, këto truke nuk arritën të kompensonin dot mungesën e popullaritetit dhe ideve të kandidates së përkrahur prej tij.

Presidenti në largim, Rosen Plevneliev pritet të kryesojë negociatat për formimin e një qeverie “kujdestare”, ndërsa zgjedhjet e parakohshme priten jo më vonë sesa marsi i vitit që vjen.

Ekspertët perëndimorë paralajmëruan më herët se zgjedhja e mundshme e Rumen Radew do të nënkuptonte ndjekjen e një politike proruse. Kjo përshtypje është krijuar pasi, ish-gjenerali është kandidat i Partisë Socialiste, tradicionalisht proruse, dhe sepse ai praktikisht e ka njohur aneksimin e Krimesë, shkruan tch.

Deklaratat naive të ish-gjeneralit për përkatësinë e Krimesë te Rusia dhe nevojën e heqjes së sanksioneve mund të shpjegohen vetëm me mungesën e përvojës politike. Ata që e njohin mirë, pretendojnë se Radew, dikur gjeneral i NATO-s i shkolluar në SHBA dhe që flet mirë anglisht, gjermanisht dhe rusisht, nuk ka asnjë plan për të ndërruar kursin e Bullgarisë, një vend anëtar i NATO-s.

Por ai nuk do të jetë presidenti i vetëm që mund të ndjekë një axhendë pro Moskës. Edhe zgjedhjet në Moldavi rezultuan gjithashtu me fitoren e një kandidati prorus, Igor Dodon, i cili fitoi në raundin e dytë. Dodon, që kërkon rivendosjen e marrëdhënieve të ngushta me Moskën, siguroi 52.37 për qind të votave, kundrejt 47.63 për qind të kandidates proeuropiane Maia Sandu./a.k

Next Post
Dizajneri kosovar me “Future Comm” kap Bienalen e Pragës

Dizajneri kosovar me “Future Comm” kap Bienalen e Pragës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

March 10, 2026
Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In