Takimi i mbrëmshëm mes Botev Plovdivit dhe Partizanit, ndonëse u zhvillua në fushë asnjanëse, në stadiumin “Lazuar” të Burgasit, u karakterizua nga thirrjet raciste të ultrasve të skuadrës bullgare karshi shqiptarëve. Edhe pse delegati i ndeshjes u tërhoqi vëmendjen organizatorëve para ndeshjes që të evitonin incidentet me kontekst racist, gjatë ndeshjes thirrjet e tifozëve vendës ishin shumë të rënda.
Thirrjet “Vriti, vriti shqiptarët!” dhe “Shkelini shqiptarët!” janë dëgjuar shpesh gjatë ndeshjes së djeshme mes Botev Plovdivit dhe Partizanit. Racizmi i bullgarëve karshi shqiptarëve ishte transmetuar më herët edhe në rrjetet sociale në komentet e ultrasve të Botevit. Mbase duke ditur prirjet e tifozëve vendas, policia bullgare nuk lejoi tifozët e Partizanit që të ishin të pranishëm në stadium, pasi prania e tyre mund të përbënte rrezikshmëri për ruajtjen e rendit.
a.ç