• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bullgarët pakicë kombëtare në Shqipëri, shpërthen historiani i njohur: O Zot, nuk i njoh fare

by Java News
12/10/2017 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, shprehet kundër vendimit të Komisionit të Ligjeve për futjen e pakicës bullgare në listën e pakicave kombëtare në Shqipëri.

Pas vendimit të Kuvendit për të miratuar me konsensus futjen e pakicës bullgare në listën e pakicave kombëtare në Shqipëri, duke e çuar në nëntë numrin e tyre, Xhufi sqaron se vendi ynë ka vetëm dy pakica.

Sipas historianit të njohur, ashtu si në shumë vende të botës, janë të njohura grupimet linguistike apo kulturore, por kurrsesi këto grupime nuk mund të cilësohen si pakica kombëtare.

“O Zot. O Zot. Për mua nuk ka as pakica serbe dhe as bullgare. Për mendimin tim, në Shqipëri ka vetëm dy pakica kombëtare, që janë njohur në Konferencën e Paqes në Lidhjen e Kombeve në vitin 1921. Këto pakica janë: pakica greke dhe pakica malazeze. Këto të tjerat unë nuk i njoh. Ka grupime linguistike, ka grupime kulturore, siç i njeh edhe bota, siç i njeh edhe Italia, por jo pakica kombëtare, siç i kanë quajtur këta”, deklaron Xhufi per Panorama. Sipas historianit, vendimi për të pasur vetëm dy pakica kombëtare në vendin tonë është marrë në vitin 1921. Xhufi deklaron se ishte pikërisht Shqipëria që në këtë vit i propozoi Lidhjes së Kombeve që në listën e pakicave kombëtare të përfshiheshin vetëm grekët dhe malazezët dhe ky fakt u pranua gjerësisht edhe nga fqinjët tanë.

“Në vitin 1921, ne kemi hyrë në Lidhjen e Kombeve me kusht që të njohim të drejtat e pakicave. Lidhja e Kombeve njohu atë që propozoi qeveria shqiptare, që në vendin tonë ka pakica greke dhe malazeze. Këtë fakt Lidhja e Kombeve e pranoi 100% dhe nuk kemi pasur probleme”, sqaron historiani Pëllumb Xhufi.

Zyrtarisht, Shqipëria aktualisht numëron 8 pakica kombëtare: greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe.Me vendimin e Komisionit të Ligjeve, bullgarët bëhen grupimi i nëntë i pakicave kombëtare në vendin tonë. Debati për pakicat kombëtare në Shqipëri u hap për shkak të një ligji të sjellë në Parlament nga qeveria, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare”, ku u kërkua edhe mendimi i grupimeve të ndryshme, pjesë e këtyre pakicave.

a.ç

Next Post
Çmendet 56-vjeçari, i hyn në banesë bashkëfshatares dhe tenton ta përdhunojë

Çmendet 56-vjeçari, i hyn në banesë bashkëfshatares dhe tenton ta përdhunojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In