Nga Inis Jorgo
Të gjithë ne që arritëm të shijojmë të dy shekujt: të shkuarin dhe fillimin
e shekullit të ri, nuk na ka habitur aspak martesa e teknologjisë me
shpirtin.
Duket si e cuditshme por ky kombinim ngjan si ato martesat që pak-kush
i beson ndërkohë që ato qetësisht, vazhdojnë kombinimin e tyre të
cuditshëm.
U bë kohë që s’takohemi si më parë me miqtë, por u mësuam edhe pse, e
vuajtëm jo pak shthurjen e këtij zakoni. Tashmë, lumin e emocioneve, e
mallit është një ekran i xhamtë që e komandon! Një ekran që na bën të
“shëtisim” e sfidojmë jo pak shpirtin përmes teknologjisë e cila tashmë,
ka gjithshka në dorë!
“Stuhia” e mrekullueshme teknologjike që tundi jo pak shekullin e
shkuar po fuqizon frikshëm e cdo sekondë edhe shekullin e ri.
Pakuptuar vitet kalojnë e ti nuk arrin ta kuptosh shpejtësinë e tyre! Ato
arratisen si rëra gishtërinjve e një ditë ti, realizon sa kohë ka shkuar
qëkur ke “takuar” atë, këte apo edhe atë tjetrin.. Gjithshka, falë këtij
bulevardi të xhamtë i cili ka marrë jo pak përsipër!
Atje ti sheh herë pas here fotot e tua që dikur s’të kanë pëlyer aspak
ndërkohë që sot, sot s’po stë duken edhe aq keq..
Ne gjetëm dhe e ritakuam njëri tjetrin në tjetër kohë, hapësirave të tjera.
U ripamë, përmes këtij bulevardi të xhamtë, u shtrimë në këtë shtrat
emocionesh, e u harruam jo pak e kjo, do ndodhë përherë kështu!
Unë bëj pjesë tek grupi i atyrë që ikën larg…. Lëvizja e të gjithëve ne të
ikurve ngjan e njëtrajtshme. Dukemi sikur sjemi më, sikur tymnaja e
kohës diku na fshehu por lëvizja e dallges tonë njerëzore ngjan me një re
dallëndyshesh që fluturon përsosmërisht njësoj duke tentuar t’i shmaget
kohës. Duke dashur ta sfidojë atë !
Të mbeturit andej, ata që guxuan të mos guxonin, hedhin në bulevardin e
xhamtë, boshllëkun dhe mallin për ne që guxuan…Nëse e sheh, edhe
lëvizja e tyre është përsëri një reagim aq i njëjtë në raport me kohën e
shpirti i të dy palëve “shëtisë” me frekuenca të njëjta në bulevardin e ri
të xhamtë .E kjo bëhet për t’u parë, dëgjuar, e shkruar. Për t’u ndjerë!
Pse duhet të jem në dilemë e të mendohem se koha nuk qenka iluzion?
Sepse pikërisht ky ekran, i akullt, i pakorruptueshëm nga asgjë, i ftohtë, i
heshtur që luan me mua, me ty e me mallin të gjithëvë ne, ky bulevard
prej xhami është ai që arrin të na cojë të gjithëve kudo ! Të të afrojë ku
don e ti vësh llozin një derë të xhamtë kur stë pëlqen…
Koha vazhdon të vrapojë…ndaj edhe është e tillë: që të ikë të marrë
ngjarje jetësore, secrete, intriga, shpikje, pendime, rifillime duke na lënë
durimin e bërë të kuptojmë se kemi sfiduar jo pak!
Gjatë këtij procesi, e tërë kjo dallgë njërëzore, ja fal veten viteve !
Eshtë bulevardi i xhamtë ai që na kalon përpara syve fotot e fëmijëve
tanë, dikur të vegjel me ato shikime jo të sigurta ndërkohë që sot, po në
këtë boulevard, ata shihen nën pelerinat e zeza tek hedhin në ajër kapelet
e universiteteve të cilat, më shumë se uniforma, më ngjasojnë më
valvula shkarkimi studentor. Prindërit janë atje pranë tyre, të ngazëlluar
e kapur fort për krahëve të bijërve e ky moment, meriton të urohet,
fiksohet, të mos harrohet!…Në këtë bulevard të xhamtë shihet edhe ky
ritual e ske se si mos ta mendosh se sado e vështirë të të duket martesa e
teknologjisë së akullt me shpirtin, ky binom do rezistojë!
Mes këtij komunikimi të njëtrajtshëm, kur s’e ke kuptuar deri në fund sa
shumë nga koha jote bulevradi i xhamtë rrëben, unë e lë ekranin, marr
një cigare e dal të shplodhem në ballkon. Qetësi… jam ulur në mes të
natës për të folur më të…ajo është kohë e si e tillë ajo është ngjarje.
Rrotulloj sytë e shoh një yll në qiell, një yll që më cpon ëmbël me
shikimin e tij….Mos po më sheh mua ? Apo po më duket ? Apo është
duke të parë ty?
Ylli na sheh të dyve! Të gjithëve na vështron ai! Neve këtëj e të tjerët
mijra km larg nesh! Na sheh të ndërrojmë ditët, na sheh kur kërkojmë,
humbim, aspirojmë, dashurojmë, refuzojmë, rrëzohemi, e ngrihemi…!
Ai sheh njerëzimin tek ndryshon brezat ndërkohë që vetë ai, qëndron po
aty!
E kthehem pranë bulevardit tim të xhamtë…atje ku vajzat duken të
argjendtta, gratë yje, politikanët të dedikuar, meshkujt besnikë dhe
prindërit ….të pavdekshëm! Ky bulevard është një lojë ironie e mallit
tim me pamundësinë për cka dëshiroj. Trotuari I xhamtë pa u ndjerë ka
gllabëruar bulevardin tonë të dikurshëm që sot vuan i invaduar nga
makinat e pashpirt, pa fjalë, pa emocione…! Bulevardi ynë I gjerë e plot
zhurmë, është përpirë tashmë nga ky ekran që mbahet në dorë…
Jeta është spostuar nga e prekshmja në të paprekshmen, nga ngjyrat, nga
zhurmat në kuadrate xhamash që nëse I bashkon janë jetë!Jeta sot, nuk
mund të preket po thjesht është shifrëzuar në kode të cuditshme, në
komanda strikte!
Jo rrallë na zë syri njoftimin se dikush e ka të sëmurë babain, shumë të
sëmurë…e mbase fluturimi pashmagshëm i gjatë nuk do e lejojë as ta
shohë për të fundit herë…
Bulevardi i xhamtë heshturazi del në krah…Ndihen aty, psherëtimat
sepse xhami i heshtur lejon të psherëtijmë përmes ikonave përsosmërisht
të gjetura! Eksklamacionet shfaqen mbi xham…por sot, ti nuk i dëgjon
më ato. Ti sot, thjesht sheh atë që duhet të dëgjoje.
E ja, pas disa orësh, nën emrin e mikut shfaqet nje gjysëm kordhele e
zezë, stoike, që duket sikur mezi kishte pritur të shfaqej por që arrin të
tërheqë pranë saj, shumë herë më tepër njerëz, se sa gjinden aty pranë
atij arkivoli të heshtur..
Koha ikën e ne, i shkojmë të gjithë nga pas. Sa duam ta kapim, ta
mbërrijmë e mundësisht ti themi: ‘ndal’ por a ka mundur dikush në këtë
shekull, të shkuarin apo edhe më parë ta ketë bërë dot këtë ? A do
ndodhë kjo ndonjëherë kur të gjithë NE të jemi bërë histori?
Unë vetë, vazhdoj të postoj foto të viteve të shkuara…është bërë fare
padashje fillimisht po jo më tani! Loja me kohën është si të luash me
pasqyrën e thyer…sepse në ato foto ti e sheh veten ashtu sic nuk je e
koha, kjo emblemë kujtimesh që din të ti vjedhë detajet, kjo e
privilegjuar që ka të drejtë të rivlerësojë atë që shkoi, na bën të
mendojmë që si ne të ikurit larg por edhe të mbëturit në gadishullin e
vjetër, jemi pjesë të të njëjtit dallgëzim njerëzor..të së njëjtës jetë!
Tashmë e tërë bota shëtit në këtë bulevard të xhamtë!
Koha vështron brezat të lindin, rriten, lulëzojnë, moshohen derisa
shuhen e tashmë të gjitha këto procese, shihen, preken, përcillen vecse
këtu!
U bë kohë që s’i kam parë mikeshat e mia të vjetra…Dikur ato nuk më
linin rehat me telefonatat e tyre ndërkohë që sot, sot marr ca mesazhe me
fjalë të shkurtuara, por që mbartin nxitim ku ndihet impuls freskie.
Miket, përmes bulevardit të xhamtë njoftojnë ndryshimin e statusit duke
na bërë të mallëngjehemi pas një fotoje ku një dorë e vockël ka
mbërthyer instiktivisht e pakthyeshëm, dorën më të madhe …E unë, unë
i vështroj, cuditëm, mallëngjehem dhe mendoj…… “ ja këtë të sjellin
vitet që ti le pas. Ato i sjellin tjetër timbër jetës, ofrojnë vazhdimin duke
na kujtuar se të gjithë jemi peng të kohës…se papërjashtim që të gjithë,
jemi peng të këtij bulevardi të xhamtë!