• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bukuroshja 2300 vjeçare e Durrësit” mbush 100 vjet të zbulimit

by Aalison Pearse Stevens
02/04/2016 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mozaiku i mrekullueshëm që tashmë njihet me emrin “Bukuroshja e Durrësit”, është zbuluar 100 vjet më parë, në periudhën e Luftës së Parë Botërore.

Viti 2016 bëhet kështu një përvjetor tjetër i rëndësishëm për monumentet e qytetit të lashtë, i cili pikërisht sivjet feston edhe 50-vjetorin e zbulimit të amfiteatrit antik. Këto zbulime mahnitëse lidhen me emrin e Vangjel Toçit, arkeologut emblemë të qytetit bregdetar.

“Bukuroshja e Durrësit” është mozaiku më i shquar dhe më i lashtë i gjetur në Shqipëri dhe aktualisht ndodhet në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, raporton ATSH.

Për herë të parë ky mozaik, që i përket shekullit të 4-3 para erës sonë, u zbulua rastësisht në qendër të Durrësit gjatë punimeve të ushtrisë austriake për hapjen e një transheje fortifikuese në vitin 1916.

Oficeri austriak Camillo Prashnicher, i cili qe dhe një arkeolog i shquar u kujdes që shtresa e mozaikut të ruhej. Prashnicher është i pari që e botoi fotografinë e mozaikut në një libër të tij arkeologjik për Shqipërinë duke e quajtur atë një kryevepër të artit figurative.

Më pas mozaiku u mbulua përsëri dhe humbi për 33 vjet. Këmbëngulja e arkeologut të shquar Vangjel Toçi risolli në dritë në vitin 1959 një nga monumentet më të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore gjatë antikitetit. Bashkëpunëtori i Vjetër Shkencor, Vangjel Toçi, ndoqi me kujdes të dhënat e shkruara nga dy arkeologë austriakë Schober dhe Prashnicher në fillim të shekullit të 20-të, lidhur me praninë e mozaikut në një nga lagjet qendrore të Durrësit.

Për fat të mire, falë këmbënguljes dhe aftësisë së tij profesionale, në vitin 1959 arkeologu durrsak Vangjel Toçi e rizbuloi mozaikun 2300-vjeçar.

Bashkëkohësit kujtojnë bisedat e gjata të arkeologut me të moshuarit e qytetit si dhe të dhënat e nxjerra prej tij nga libri i botuar në vitin 1920 nga arkeologët Shober dhe Prashniker. Mozaiku ndodhej në thellësinë 3.80 metra në themelet e një shtëpie dykatëshe, vetëm 150 metra pas godinës së teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit.

Rizbulimi i mozaikut ngjalli interesin e shumë shkencëtarëve të huaj, të cilët megjithë kufizimet e izolimit të periudhës komuniste kërkuan ta shihnin nga afër veprën e lashtësisë.

Mozaiku ka formë eliptike me diametrin e madh 5.1 metra dhe zë një sipërfaqe afro 9 metër katrorë. Në qendër të mozaikut është figura e një gruaje të re dhe të bukur mes një peizashi plot kërcej lulesh, gonxhesh dhe petalesh. Mozaiku është mbiquajtur “Bukuroshja e Durrësit”, një emër metaforik në nderim të grave të qytetit të lashtë, por edhe të mjeshtërve ilirë që e krijuan atë. Në lashtësi, ky mozaik ka zbukuruar për një kohë të gjatë një banjë luksoze private të qytetit antik.

Teknika e përdorur për krijimin e mozaikut është me gurë zalli natyrorë me ngjyra të ndryshme të ngjitura me njëra tjetrën me mjeshtëri shumë të madhe.

Në vitin 1982 mozaiku u zhvendos nga Durrësi dhe u instalua në sallën kryesore të Antikitetit në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Ende nuk ka një mendim të përcaktuar shkencor se kujt I përket figura qendrore e mozaikut. Sidoqoftë mozaiku vazhdon të njihet thjesht si “Bukuroshja e Durrësit”, duke i dhënë qytetit të lashtë një privilegj më shumë përballë turistëve vendas dhe të huaj.

Viti 2016 përkon me dy data të rëndësishme në trashëgiminë historike të qytetit. 100 vjet më parë me zbulimin e mozaikut të mrekullueshëm jepej sinjali i parë për nëntokën muze të Durrësit, ndërsa 50 vjet më vonë nga qendra e qytetit do të largoheshin 50 familje për ti hapur rrugë zbulimit të monumentit më të madh në historinë e vendit tonë, amfiteatrit 1900-vjeçar. Një rast shumë i mirë për të kujtuar punën kërkimore-shkencore të arkeologëve vendas dhe veçanërisht të pionerit të zbulimeve arkeologjike, Vangjel Toçi.

Next Post

Nuk e përballojnë dot hotelin, ky çift e bën në... pyllin e Petrelës (Video +18)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

February 11, 2026
“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

February 11, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

February 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Operacioni Fshesa i Sali Berishës ndaj opozitave të reja

February 11, 2026
“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

February 11, 2026
“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

February 11, 2026
Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

February 11, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In