Top Model Fashion Albania (TMF Albania), përfaqëson Shqipërinë në eventin e bukurisë “The Queen of Europe” në fillim të muajit shtator ne Zoosafari Fasano, Pagina.
Aty morën pjesë modelet Ornela Bardhi e cila mori çmimin e dytë, modelja Junis Mane vendin e tretë. Vajza 17 vjeçare nga Elbasani Egla Bardhi mori dy çmime “Miss Peoples Golf Magazine” dhe “Miss Revista Ora”.
Hygerta Karaj, “Miss Magazine Italia 2015″ nga ku dhe firmosi kontrata pune me dy agjensi të njohura në Bari dhe Milano. Erlinda Deda e cila mori çmimin ‘Miss Aghe Mare” ku do të jetë dhe personazhi i Aghe Mare për katalogun 2016. Leandra Begaj e cila u shpall nga dy stilistet binjake italianë si “Miss Mapylù”, ku do jetë personazh i këtyre stilisteve në çdo sfilatë e katalog të tyre.
TMF Albania dorëzoi një çmim ndërkombëtar, çmim i cili u dorëzua live në stacionin shtetëror italian nga vete Presidenti Besnik Rama. Ky çmim i jep të drejtën TMF Albania të menaxhojë këtë bukuroshe 21-vjeçare nga Portugalia, transmeton revista who. TMF Albania planifikon që eventi i rradhës të zhvillohet në Tiranë edhe pse vendin e parë e fitoi bukuroshja portugeze. Vitin e kaluar ky event bukurie u fitua nga foto-modelja shqiptare Stela Matoshi.