• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bukuroshe Arbnore

by Edison Ypi
10/09/2025 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Bukuroshja Arbnore nga Voskopoja në Vithkuq rrethohet me xhelozi dhe vigjilencë të skajshme nga malet për ta ruajtur nga syri i keq. Kjo është arsyeja që Bukuroshes nuk mundesh me ja pa Hiret as nga afër as nga larg. Bukuroshen Arbnore mundesh vetëm ta imagjinosh.
Gjatë viteve, Bukuroshes Arbnore i qesh’ afruar te skajet. Por brenda saj nuk kisha qënë kurrë.
Një ditë nuk u përmbajta. I lashë mënjanë përshëndetjet dhe buzëqeshjet mirkuptuese por sterile që kishim këmbyer me Bukuroshen gjatë viteve, dhe, tafti-bafti, vendosa t’i hyj brenda.
Me të mbërritur në Voskopojë, para se të nisem në Vithkuq, vajta mora bekimin e Shën Prodhomit, mbrojtësit të heremitëve si unë.
Kur isha fëmijë pata qënë një herë në Shën Prodhom. S’di pse aso kohe më qe dukur se përtej Manastirit ishte infiniti.
Këtë herë, banorët, turistat, kalimtarët, besimtarët, madje dhe ketrat që hidhen mes degëve të pishave, më dhanë haberin e pakëndshëm se përtej Manastirit nuk ndodhet infiniti, por Lozhani. S’e kuptoj pse Lozhani ku unë ha fasule rregullisht sa herë që kaloj andej, ma ka mbajtur të fshehur faktin se infiniti s’është Lozhani, as Moglica, por Manastiri.
Pasi mora bekimin e shenjtorit dhe u qartësova për infinitin dhe Lozhanin, mora te një dyqan dhallë dhe ujë që më duhen kur iki mbi vende ku s’kam qënë kurrë, aq më tepër mbi një Bukuroshe, dhe ja thera për Vithkuq.
Nga maja e malit sa s’lojta mendsh kur, koka në Voskopojë, këmbët në Vithkuq, pashë Bukuroshen, nja 20 kilometra, shtrirë, nudo natyrisht.
Ndala te një hotel. Zbrita, i bëra Bukuroshes një masazh te skalpi, qafa, supet. Kishte qënë në gjumë. Kur hapi të zinjtë, nga brenda kuzhinës së hotelit u dëgjuan zëra gazmorë grash dhe përplasje tiganash. Pra i pëlqeu masazhi.
Me gushën e mermertë, ijet e buta, gjoksin sa dy male Ivani, thithkat kratere vullkani, nga frika se mos çmendem, nuk u mora gjatë, sa i preka dhe i pëkëdhela pak. Më zuri pak korenti, dhe aq.
Te kërthiza e Bukuroshes kishin ngulur një tabelë orientuese: Vithkuq, Lekas, Gjergjevicë, Gjonbabas, Ostrovicë.
Nga kërthiza varej një shteg mali me dredha si litar, si kordon ombelikal, që të çonte te katundet që mesa duket kanë ushqyer Bukuroshen gjatë shekujve të shtatzanisë në fund të oqeanit të maleve, derisa midhja brenda guackës u bë perla që është sot.
Nën kërthizë, rretheqark belit, kalldrëm, Rruga Egnatia. Por bosh kalldrëmi. S’ka trafik. S’ka perandorë mbi karroca, kalorës mbi kuaj, hajdutë mbi Benza, korrupsionista mbi Lamborghini, halabakë mbi Ferrari.
Kërthizë e tatëpjetë, nisi të fryjë erë, u ngrys qielli. Ca pika shiu që ranë mbi qelqin e makinës, i fshiva me fshirësen.
Edhe ca më poshtë, qielli u bë sterr. Nisën bubullimat, gjëmimet, shkrepëtimat, rrufetë. Thash se u përmbys dynjaja. Por u mbajta. Vazhdova. U ngjita duke zbritur. Gjatë një vetëtime, vura re se kosi që kisha marrë me vete dhe e mbaja mes këmbëve, më ishte derdhur pllanga-pllanga mbi Bukuroshen Arbnore.
Kur, më në fund, me kalimin e trekëndëshit të bermudeve, moti u qetësua, duke parë majtas e djathtas zbrita i mrekulluar nëpër tatëpjetat e rrafshnaltave të këmbëve si shishe birre të Bukuroshes ku po të mos jesh i kujdesshëm gjen belanë, thyen kokën.
Pasi kosi dhe gjalpi më ikën pa vetdije për dhjamë qeni mes bubullimave dhe rrufeve, zbrita derdha edhe ujin si krejt të panevojshëm.
Ndërkohë, Qafa e Martës, Ostrovica, Çuka e Frëngut, Tomorrica, pa u lëvizur qerpiku, ndjekin qetësisht spektaklin e Bukuroshes mbi të cilën, përveç meje, s’ka përdhunime, ndërtime abuzive, madje, veç relievit mahnitës që ja ka bërë Zoti, s’ka fare ndërtime.
Bukuroshja Arbnore i mbështet këmbët mbi oborrin e Manastirit të Shën Pjetrit, mbrojtësit të rojave të burgjeve, ose çmendinave, si jam unë.
Pas shtrirjes madhështore të Bukuroshes Arbnore mes dy Manastireve arumune, sapo kalova Vithkuqin, mora dënimin e merituar për sakrilegjin.
Pasi ja komplimentova seriozisht traktorin e ri një fermeri të kamur me toka, makineri, me të tëra, fermeri shpërtheu në një rrebesh të sharash kundër qeverisë. Erdha në vete nga budallallëku i zengjinit të ri kur mu kujtua porosia e Bukuroshes: Sa herë të ndjehesh in times of troubles, eja derdhe kosin mbi mua.

Next Post
Paketa ligjore për territorin/ Rama: Do mbrojmë projektet e “përdhunuara” nga frymëzimi i ndërtimeve pa leje

Rama: Funksionimi si një vend i BE-së, trashëgimia më e madhe për fëmijët tanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

March 21, 2026
Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

March 21, 2026
Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

March 21, 2026
Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

March 21, 2026
Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

March 21, 2026
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In