Kim Kardashian sëbashku me grimierin e saj personal, shqiptarin, Mario Dedivanovic, kanë nisur një projekt të ri, ku japin leksione make up-i, si dhe stilim të flokëve.
Lajmi është bërë i ditur nga ylli i reality Kim në Twitter, e cila u shpreh tejet e lumtur për këtë projekt.
Sipas gazetës “Mirror”, leksionet do të jepen nga Mario ndërsa Kim do të jetë e ftuar speciale.
Këto seanca do të zgjasin 4 orë dhe çmimi që do të duhet të paguajnë të interesuarit varion nga 700 – në 1000 dollarë.
Mario Dedivanovic, emri i vërtetë i të cilit është Marjan Dedivanaj, i lindur në New York dhe me origjinë nga Mali i Zi, është grimeri i njohur i motrave Kardashian dhe shumë yjeve të tjerë në Hollywood.