• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bukë në vend të parave

by
15/08/2015 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Christoph Hasselbach

143 euro në muaj. Kaq merr një azilkërkues i vetëm në pritjen fillestare si të ashtuquajtura para xhepi. Këto para janë menduar për të plotësuar nevojat personale, si komunikimi dhe lëvizja. Strehimi, ushqimi, veshja dhe kujdesi për trupin mbulohen me sende materiale. Pas pritjes fillestare ndihma zhvendoset gjithnjë e më shumë në para. Së bashku me paratë e xhepit një person i vetëm përfiton pastaj 359 euro në muaj.

Me kaq para askush në Gjermani nuk mund të bëjë gjëra të mëdha. Paratë janë për t’u siguruar njerëzve gjatë kohëzgjatjes së procedurës së azilit një ekzistencë dinjitoze. As më shumë, dhe as më pak. Para xhepi këtu sa një rrogë diku tjetër Për shumë njerëz nga vendet e Ballkanit Perëndimor paratë që marrin, korrespondojnë me paratë, që fitojnë nga një punësim normal në vendin e tyre. Kësaj i shtohet edhe fakti se ato zakonisht nuk shohin perspektivë në vendet e tyre. Prandaj mund të kuptohet, përse marrin rrugën për në Gjermani.

Megjithatë shumë pak prej tyre kanë shans, që t’u njihet kërkesa për azil, sepse ligji gjerman i azilit konsideron si arsye për njohje vetëm përndjekjen. Kush dëshiron që edhe varfëria të njihet si arsye për azil, duhet ta ketë të qartë, se një pjesë mjaft e madhe e popullsisë së botës do të kishte të drejtë për t’u arratisur për në Gjermani. Momentalisht 40 për qind e azilkërkuesve vijnë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë ato kalojnë përmes procedurës së azilit me të gjitha pasojat e strehimit dhe përkujdesjes. Kjo shkon në fund të fundit në kurriz të kapaciteteve për refugjatët nga luftërat dhe luftërat civile.

Biletë autobusi apo para për të? Ministri i Brendshëm gjerman mendon që nga përfitimet në para, të kalohet jo terësisht, por së paku pjesërisht në të ardhura materiale. Ai e ka halë në sy sidomos praktikën e disa landeve gjermane për t’i paguar shumat disa muaj me parë. Ai e sheh prova se azilkërkuesit ua japin të hollat kontrabandistëve, të cilëve u kanë para borxh. Ideja është në rregull dhe nuk prek aspak dinjitetin e njeriut, siç pohojnë kritikët. Dinjiteti i njeriut nuk vendoset, nëse merr nga autoritetet një biletë autobusi, apo para për të blerë vetë një të tillë.

Nga ana tjetër do të reduktohej interesi për të bërë kërkesë për azil në Gjermani, megjithë shanset minimale për njohjen e azilit. Dhe nëse kjo nuk funksionon, atëherë të paktën gjatë periudhës të shqyrtimit të procedurës së azilit, të shfytëzohen mënyrat më të arsyeshme. Edhe si mesazh ky do të ishte i rëndësishëm. Për të rifituar pushtetin krijues Megjithatë nuk duhet të ketë iluzione. Nga njëra anë Gjykata Kushtetuese gjermane me të drejtë i ka përcaktuar shumë qartë përfitimet për azilkërkuesit dhe ka vendosur kufij të ngushtë për ndryshime. Prandaj shteti nuk mund të shkurtojë thjesht të ardhurat, edhe pse kjo shërben për të dhënë një sinjal. Edhe në qoftë se marrin më shumë përfitime në natyrë në vend të parave, prej kësaj nuk ulet mjerimi dhe mungesa e perspektivës e njerëzve në vendet e tyre të origjinës. Nga ana tjetër mund të krijojhen mundësi punësimi për ata njerëz nga Ballkani Perëndimor, që kanë predispozita të mira. Kjo nuk ka të bëjë aspak me azilin.

Gjermania do ta zgjidhte fuqinë punëtore sipas interesave të saj. Shumë e rëndësishme është kjo: vetëm nëse rregullat e azilit politik zbatohen me të vërtetë, mund të mendohet për rrugët për një emigracion të dëshiruar pune. Në moment ka një bujari të kuptuar gabim në trajtimin e refugjatëve. Pothuajse secili, që dëshiron të qëndrojë, mund të qëndrojnë. Shumë qytetarë mendojnë se shtetit i ka ikur nga dora kontrolli në çështjen e refugjatëve. Kjo dëmton gatishmërinë për pranim. Propozimi i de Maizière do të jetë vetëm një hap, por që ka një rëndësi simbolike për të treguar se shteti rimerr fuqinë e tij për të krijuar.

Next Post

PD: Dënojmë persekutimin që Rama i bën medias kritike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In