• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bujqësia”, Rama: Dyfishuam eskportet ushqimore, luftë frontale për sigurinë ushqimore!

by Java News
13/11/2018 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në fshatin Ibë të Tiranës, ku foli për Buxhetin e Bujqësisë. Ai tha se që kur PS mori qeverinë në dorë, janë dyfishuar eksportet bujqësore dhe se për herë të parë këtë vit importet ushqimore nuk janë rritur. Rama gjithashtu foli edhe për programin “100 Fshatrat” për të cilin tha se do të nisë materializimi konkret i projektit. Po ashtu, kreu i qeverisë tha se qeveria është në një betejë frontale me shkelësit për të garantuar siguri të plotë ushqimore për konsumatorët.

“Kur ne filluam punën, ne kemi dyfishuar eksportet bujqësore. Është një shifër që flet qartë për ata cinikët që nuk e dinë fare se ça ndodh në hapësirën e fshatit shqiptar. Për herë të parë këtë vit, importet ushqimore nuk janë rritur. Kjo tregon se prodhimi vendas po rritet dhe po mbulon çdo vit e më shumë nevojën për ushqime. Së dyti, vitin që vjen do të kemi një buxhet në mbështetje të bujqësisë, që është më shumë se sa vitet e qeverisë së mëparshme të marrë sëbashku.

Flas për mbështetjen e drejtëpërdrejtë për fermerët, sepse falë punës së jashtëzakonshme që ne kemi bërë, dhe besueshmërisë që i kemi dhënë insititucionit të zhvillimit bujqësore, morëm akreditimin nga BE dhe çelim një program të ri mbështetës për fermerët. Është për të dytin vit radhazi që i kalon 20 milionë euro. Kemi realizuar një lehtësim shumë të konsiderueshëm të procesit të apliktimeve, duke kaluar në 0 dokumenta për të gjithë ata që duan të përfitojnë nga skemat mbështetëse dhe duke i kërkuar dokumentat pasi propozimi shpallet fitues.

Së katërti po shohim një ndryshim të madh në industrinë e peshkimit. Kjo industri është rritur me 34% dhe objektivi është që impakti i kësaj industrie në 3-4 vitet që vijnë, të jetë i barabartë me impaktin e eksporteve bujqësore. Hapësirë komplet e re për rritjen e punësimit. Ne do të vijojmë të investojmë për ujitjen, kullimin, mbrojtjen nga përmbytjet.

Po zhvillohet një punë intensive e FA me Bashkinë e Fierit për parandalimin e përmbytjeve nga lumi Vjosa. Kemi një bashkëpunim me Republikën e Turqisë që presim të kemi rezultate të mëdha përfundimtare. Jo gjithçka parandalohet. Këtë vit fillon materializimi konkret i programit 100 Fshatrat. Po diskutojmë për të paraprirë edhe këtu financime europiane dhe të përfshijmë pushtetin vendor.

Është folur më shumë se asnjëherë për sigurinë ushqimore. Ata që ishin mësuar t’ia hidhnin konsumatorit, janë vënë në alarm. Jemi në betejë frontale për të pasur siguri të plotë ushqimore. Ka akoma evidentim të shkeljeve. Por prej 1 viti ka luftë të vërtetë në terren,” tha Rama.

ma.me

Next Post
Shqiptari tenton të vrasë gruan, por telefonata e vajzës 10-vjeçare shmang tragjedinë

Itali/ Kokainë e hashash në makinë, pranga shqiptarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In