• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bujqësia “mbiprodhim” gjatë pandemisë, eksportet u rritën me 102% në janar

by A R
05/03/2021 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa shumë sektorë të ekonomisë u futën në ngërç nga pandemia Covid -19, eksportet e prodhimeve bujqësore kanë pasur rritje të ndjeshme përgjatë vitit 2020, tendencë, që ka vijuar me ritme të larta edhe ketë vit.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në muajin janar 2021 eksporti i zarzavateve dhe frutave u rrit me 102 për qind në raport me një vit më parë. Në janar 2021 eksportet totale të këtij grupi arritën vlerën e 451 milionë lekëve nga 203 milionë lekë që ishin në janar 2020. Zakonisht muaji janar është i dobët në eksportin e prodhimeve bujqësore pasi përfundon prodhimi sezonal. Por këtë vit burimet nga tregu pohojnë se ka pësuar rritje eksporti i perimeve të dimrit si preshit dhe lakrës në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas ekspertëve nxitja e eksporteve bujqësore më shumë se sa nga prodhimi në fushë po vjen nga përmirësimi i zinxhirëve të tregtisë dhe eksportit. Gjatë vitit 2020 eksportet e frutave dhe perimeve të prodhuara në vend arritën vlerën e 10,4 miliardë lekëve ose 84 milionë eurove. Të dhënat nga tregu bëjnë me dije se rritja e shitjeve erdhi si pasojë e një sezoni më të mbarë prodhimi sidomos nga kushtet me të favorshme të motit.

Vlerën më të madhe të eksportit e shënuan zarzavatet me rreth 7.8 miliardë lekë të përfaqësuara nga rritja e kontratave me jashtë për shitjen e domates. Eksporti i zarzavateve në veçanti shënoi 7.8 miliardë lekë ose 63 milionë euro me një rritje 5,3 për qind në raport me një vit më pare.
Baza e eksporteve të frutave dhe perimeve është zgjeruar dukshëm gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Vlera e tyre është katërfishuar nga viti 2013, ku vlera e tyre ishte 2,8 miliardë lekë, duke arritur vlerën e 10.4 miliardë lekëve në vitin 2019. Shkak për këtë rritje më së shumti janë faktorët gjeografike të cilët mundësojnë prodhimin më të hershëm të frutave dhe perimeve nga vendi ynë.

Por megjithë këtë, rritje Shqipëria mbetet e fundit në rajon për volumin e prodhimeve bujqësore dhe se ende është një vend që ende importon fruta dhe prime për nevoja të konsumit të brendshëm.

Të dhënat tregojnë se vitin e kaluar janë importuar 9.4 miliardë lekë ose rreth 77 milionë euro fruta dhe zarzavate nga jashtë vendit. Kjo vlerë përben 90 për qind të vlerës së eksportit të këtyre produkteve.

Vlerën më të lartë të importit e shënojnë frutat. Më 2019 u importuan gjithsej 6,8 miliardë lekë. Në tregtinë e frutave me jashtë Shqipëria është deficitare, pasi importon 6,8 miliardë lekë ose gati tre herë më shumë se eksporton. Shqipëria është suficitare në tregtinë e perimeve dhe zarzavateve pasi eksporton 7,8 miliardë lekë dhe importon 2,5 miliardë lekë në vitin 2020./Monitor

Next Post
Vaksinimi i të moshuarve në Lezhë, Rama ndan fotot dhe uron: Ditë të buzëqeshur…

Vaksinimi i të moshuarve në Lezhë, Rama ndan fotot dhe uron: Ditë të buzëqeshur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In