Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani mendon se PD nuk duhet të hyjë në Parlament. Sipas Nishanit, këto zgjedhje nuk mund të njihen dhe sa kohë ato mandate nuk mund të ligjërohen, s’ka pse shkon në Kuvend ky grup parlamentar.
“Shenja dhe mesazhi që dha z.Basha që ishte dhe arsyeja e reagimit tone të parë, ishte që tentoi të njohë rezultatin. Përveç kësaj, tentoi dhe të justifikojë dhe përgjegjësinë e tij dhe të ikë nga përgjegjësia e tij duke thënë se ne tani fillojmë betejën. Beteja ka 8 vjet që filloi dhe prej 8 vjetësh dështoi. Pra, në këtë sens unë mendoj se Partia Demokratike dhe demokratët nuk luftuan për të marrë 60 mandate dhe për të çuar 60 burra dhe gra të ndershëm në Parlament, se nuk është ai misioni. Këto zgjedhje nuk mund të njihen dhe ato mandate nuk mund të ligjërohen dhe s’ka pse shkon ky grup parlamentar në Parlament në shtator.”
g.kosovari
Ushtari dhe noteri i bindur u doktorit.Turp qe ishe president
Sa kontradiktor jeni dhe ju të tjerët..?! Nëse kërkoni që mos njihet rezultati, atëherë mos kërkoni dorëheqjen e Bashës sepse po e justifikoni dhe vetë. Janë mbledhur gjithë idiotët në PD se s’ka mundësi..!
Partia Demokratike nuk mund të eci përpara, pa një reformim të përgjithshëm! Dhe nuk mund të reformohet kjo Parti, me mëndësitë e vjetra të Berishës e disa mbështetësve të tij, gjithashtu të përlyer në afera korruptive e punë të pista, që ai i ngriti edhe në poste drejtuese, jo për aftësi por vetëm se ishin ushtarë të bindur e besnikë të tij!
Pa i larguar të gjithë këto figura të konsumura, të paktën nga kryesia e Partisë, pa kontribute me vlerë në vet Partinë, e mbi të gjitha të paaftë e pa horizont, “Reformimi” do të jetë i cunguar e pa bereqet!
Partia Demokratike ka nevojë për gjak të ri, mundësisht për kuadro të shkolluar në Perëndim, të aftë, të moralshëm, me tendencë paqësore e jo konfliktuale, me mëndësi të kohës e me vizjon largpamës!
Vetëm me këtë lloji gjaku të ri e të painfektuar, në një ambient të pastër, pa ferra e bimë pa kokra, PD mund të futet përsëri, në brazdat e misjonit të saj fillestar!