• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bujar Kapexhiu ofron një alternativë për Teatrin, shton një godinë të tretë!

by Java News
20/03/2018 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bujar Kapexhiu, regjisor e karikaturist i njohur, solli një projekt të vetin për Teatrin Kombëtar. Sipas tij, dy ndërtesat ekzistuese nuk duhet të prishen, të rikonstruktohen dhe mes tyre të ngrihet një e tretë, për t’i lidhur ato dhe për t’i kthyer në një ansambël.

Projekti i paraqitur nga Bujar Kapexhiu

“Sot, nga eksperienca botërore, kudo që të shkoni do të shikoni se si godinat e vjetra nuk shemben, por u qëndron komplet e gjithë fasada anësore dhe ndoshta gërryhen nga brenda edhe bëhet një riksontruskion i brendshëm, por anësoret qëndrojnë gjithmonë. Ju këtu keni një shembull shumë të bukur, që ishte Banka Kombëtare, përse nuk u shemb? Por, për kërkesat që kishte u shtua, po në atë stil.

Edhe është shumë bukur! Unë kam menduar, bashkë me artistë të tjerë, që këta dy teatro të mos shemben. Por, themi që këto të dyja janë vlera historike, të qëndrojnë dhe mund të rikonstruktohen fare mirë. Midis tyre do të ndërtohet një godinë e këtij stili apo një stil modern, klasik apo neoklasik, këtë do ta zgjidhin arkitektët, që t’i lidhë këto të dyja së bashku”, tha Kapexhiu.

Sipas tij, aty duhet që të ndërtohen mjediset, që u mungojnë këtyre dy teatrove, si zyrat, sallat e grimit, sallat e provave, arkivi, biblioteka etj., pse jo edhe një kafene, ku të ç’lodhen artistët.

“Por, ne nuk duhet që të prishim! Por, të rikonstruktojmë të vjetrat edhe midis tyre të ndërtojmë një të re. Edhe kështu bëhet një kompleks teatror”, tha ai. Kapexhiu shprehu pëlqimin për projektin e ri të arkitektit Bjarke Ingels, por sipas tij, ai nuk shkon për vendin ku është projektuar, por ndoshta për në Bulevardin e ri. Sipas tij, godinat duhet të rrinë në harmoni me njëratjetrën, duke përmendur hotel “Dajtin”, Galerinë e Arteve, ministritë etj. (Panorama)

Next Post
Spaho tregon objektivin për vitin e ri: Të shkojmë në zgjedhje pa Ramën

Nënkryetari i PD kërkon falje në mbledhjen e grupit për 20 Shkurtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In