Pafajësia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ish-sekretarit Ilir Tolaj dhe disa vartësve të tyre do të sfidohet edhe një herë në gjykatë.
Lënda e disa tenderëve të Ministrisë së Shëndetësisë do të gjykohet sërish pasi që Gjykata e Apelit ka konsideruar se Gjykata Themelore ka bërë disa shkelje në këtë proces, shkruan Koha Ditore.
Tenderët për të cilët akuzohen zyrtarë e ish-zyrtarë të MSH-së datojnë që prej vitit 2007. Pas dhjetë vjetësh pritet që ky rast të shqyrtohet përsëri. (b.an)