• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Bufi&Tiku drejt bashkimit’/ Rama ndan dialogun satirik, Berisha-Lapajt: Kjo është harta e masakrës elektorale

by E S
27/04/2025 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar sërish me “serinë” e radhës të “Bufi&Tiku drejt bashkimit”, duke vënë në shënjestër Sali Berishën, Adriatik Lapajn dhe Lulzim Bashën. “Dialogu” nis me kreun e PD që flet për një “hartë të masakrës elektorale”, me qëllim akuzimin e qeverisë për manipulim zgjedhjesh.

Lapaj përpiqet të sjellë në vëmendje se zgjedhjet janë me lista të hapura dhe vota e popullit është e shenjtë, por Berisha e ndërpret. Në vijim, Berisha sulmon qeverinë përmes metaforave si “narkoRama” dhe “vota fejk të diasporës”, të cilat do t’i sjellë me anijet e karburantit në Durrës.

Nga ana tjetër, Basha i përmend Amerikën dhe ironizon me statusin “non grata” të kreut të PD. Lapaj shpërfillet nga Berisha, i cili i thotë se “populli na duhet për revolucion, jo për një mandat që nuk i duhet as dreqit”. Ai i përmend edhe përgatitjen e një “dosjeje e zezë”, teksa thotë se do të përgatisin një sulm në Dibër, dhe më pas të lajmërojnë “sherifin” për aktin e xhelatit Edvin Rama.

Pjesë nga dialogu:

Berisha: Pra kjo është harta e masakrës elektorale 2025! Tiranë, zemra e krimit! Tre mandate të opozitës nuk do të gjenden sepse narkoregjimi i ka tretur përmes një serveri misterioz.

Lapaj:
Sali, Sali! Prit një sekondë! Po këto janë zgjedhje me lista të hapura! Janë vota të popullit që ne s’mund t’i tresim për të akuzuar Ramën…

Berisha: Lapaj! Përqendrohu se s’kemi kohë për mendjelehtësira! Ja Fieri, narkoRama ka droguar fshatarët e Myzeqesë . Katastrofik për opozitën! Në Durrës narkomafia ka sjellë vota fejk të diasporës me anijet e karburantit. Opozita përtokë..tamam siç na duhet në 12 Maj!

Basha: Në Durrës s’ka mundësi Aty fitojnë Euroatlantikët se aty…7×7??? Po më marrin nga Amerika Doktor, ta hoqën non gratën ty këta?

Berisha: Non gratën ma vure ti.

Lapaj: Po njerëzit, votuesit? Populli?

Berisha: Lapaj! Populli na duhet për revolucion jo për një mandat tëndin që nuk i duhet as dreqit. Misioni ynë është vota e lirë! Lufta për votën e lirë!

Lapaj: Po populli?

Berisha: Populli do lexojë dosjen e zezë. Prandaj ulu dhe fillo punën për dosjen….Në Dibër do urdhërojmë Xhemalin të rrahë Xhelalin dhe do lajmërojmë Sherifin për aktin e xhelatit Edvin Rama..

Basha: Posi posi sherifin ta bleu Rama, votoni numrin 5 tha!

Berisha: He he he he…Janë prova teknike! Albanaaa hape dritën!

Next Post
“E vranë, o Zot i madh…”, bashkëjetuesja dëgjoi të shtënat, e gjeti të vrarë 58-vjeçarin dhe lajmëroi policinë

“E vranë, o Zot i madh...”, bashkëjetuesja dëgjoi të shtënat, e gjeti të vrarë 58-vjeçarin dhe lajmëroi policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In