• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BSH, shitjet e fitimet shënojnë rënie

by A R
22/10/2015 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, shitjet e përgjithshme dhe rezultati financiar i ndërmarrjeve paraqesin përkeqësim krahasuar me fundvitin 2014 për të gjithë sektorët. Edhe zgjerimi i veprimtarisë ka pasur sinjale ngadalësimi. Ky shtë konkluzioni i zymtë i një anketimi që ka bërë Banka e Shqipërisë me bizneseti, I publikuar në raportin e  stabilitetit financiar të gjashtëmujorit të dytë. Sipas raportit, rëndësia e shitjeve në financimin e veprimtarisë së ndërmarrjeve ka rezultuar në rritje kundrejt mënyrave të tjera të financimit. Shitjet si burim i vetëm financimi përdoren më shumë nga ndërmarrjet e sektorit të industrisë dhe shërbimeve, ndërsa kombinimi i disa burimeve preferohet më shumë nga ndërmarrjet e sektorit të ndërtimit.

Më shumë se gjysma e ndërmarrjeve (51% ose gjithsej 332 ndërmarrje) pohojnë që kanë aktualisht një hua për të paguar dhe kjo peshë ka rënë me 4 pikë përqindjeje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar. Rreth 92% e ndërmarrjeve e kanë siguruar këtë hua vetëm nga bankat, ndërsa pjesa tjetër ka kombinuar njëkohësisht dhe burime të tjera si “huamarrja nga personat fizikë” ose nga “kompani të tjera”. Qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten për “shpenzime korrente” (kryesisht sektori i ndërtimit) dhe për “investime afatgjata” (kryesisht sektori i industrisë dhe shërbimeve). Pesha e ndërmarrjeve që e kanë përdorur huanë për shpenzime korrente është rritur si në terma 6-mujorë dhe në terma vjetorë. Kërkesa e ndërmarrjeve për hua paraqitet në rënie, kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve. Rreth 42% e ndërmarrjeve deklarojnë se e kanë marrë hua “vetëm në monedhë vendase”, 47% “vetëm në monedhë të huaj” dhe 11% të kombinuar (vendase dhe të huaj). Rreth 20% e ndërmarrjeve pohojnë se duhet ta shlyejnë huanë brenda 12 muajve dhe kjo peshë nuk ka ndryshuar krahasuar me vrojtimin e kaluar. Shumica e ndërmarrjeve (77%) deklarojnë se kanë kolateralizuar kredinë “vetëm me pasuri të paluajtshme” – kjo peshë është rritur disi krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar. Për 85% të ndërmarrjeve, vlera e huasë nuk e kapërcen vlerën e kapitalit të firmës. Rreth 93% e ndërmarrjeve shpenzojnë më pak se gjysmën e të ardhurave të tyre për shërbimin e huasë dhe raporti shpenzime huaje/të ardhura ka shfaqur tendencë në rënie. Për gjashtëmujorin e dytë të 2015-ës, ndërmarrjet presin rënie të mëtejshme të pagesës së huasë, sipas BSH.

MONITOR

 

Next Post

Bankat shqiptare, kredi me shumicë jashtë kufijve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In