• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BSH jep lajmin e mirë: Kredia për shtëpi do të lehtësohet

by Java News
30/11/2018 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bankat e nivelit të dytë do të lehtësojnë standardet në 3-mujorin e fundit për marrje kredie për blerje shtëpie dhe për kredi konsumatore për qytetarët. Të dhënat jepen në raportin e vrojtimit të aktivitetit kreditues

“Bankat u shprehën për një lehtësim të mëtejshëm të pritur të standardeve të kreditimit për individët, për të dyja kategoritë, në tremujorin e fundit të vitit”, thuhet në raportin e vlerësimit të Bankës së Shqipërisë. Po ashtu, Banka Qendrore parashikon se bankat e nivelit të dytë do të rrisin kredinë për biznesin për periudhën tetor– dhjetor 2018. Gjallërimi i kërkesës për kredi në tremujorin e fundit të vitit do të jetë, si për qëllim investimi nga ana e biznesit, por edhe për likuiditet.

“Në tremujorin e fundit të vitit, bankat presin kërkesë të gjallëruar në të gjitha kategoritë e biznesit. Kërkesa më e lartë nga ana e bizneseve në tremujorin e katërt të vitit 2018, pritet të shfaqet si për kredinë me qëllim investimi, ashtu edhe për atë me natyrë likuiditeti”, përcaktohet në raport. Sipas të dhënave të vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, te bizneset kërkesa për kredi u raportua më e ulët nga një tremujor më parë, si ajo e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ashtu edhe kërkesa e ndërmarrjeve të mëdha. Edhe në prizmin e qëllimit të përdorimit të kredisë, kërkesa rezultoi më e ulët, si për kreditë për investime, ashtu dhe për likuiditete. Banka e Shqipërisë shprehet se arsyet e kërkesës së ulët të kredisë ishin mungesa e investimeve.

“Faktorët e perceptuar nga ana e bankave si përcaktues të kërkesës më të ulët për kredi ishin: nevoja më e ulët për financimin e investimeve fikse, si edhe inventarëve e kapitalit qarkullues; financimi me burimet e brendshme të vetë biznesit; besimi i biznesit; si dhe situata ekonomike dhe perspektiva e saj. Niveli i përgjithshëm i normave të interesit, si edhe nevojat për rifinancimin e borxhit ishin dy faktorët e perceptuar si nxitës të kërkesës për kredi nga ana e bizneseve”, thuhet në raport. Por ndryshe paraqitet situata për qytetarët në 3-mujorin që lamë pas. Kredia për qytetarët ka shënuar rritje për blerje banese, ashtu edhe për kreditë konsumatore.

a.ç

Next Post
Aeroplani i Merkelit, ulje të detyruar në Këln

Aeroplani i Merkelit, ulje të detyruar në Këln

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In