• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BSH gati të hedhë në treg kartmonedhën e re 10 mijë lekëshe

by A R
12/07/2016 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parimisht ekonomisë shqiptare i duhet një kartëmonedhë 10 mijë lekëshe, sipas një analizë që ka bërë Banka e Shqipërisë për strukturën e qarkullimit të parasë.

Nevoja për një prerje të tillë është shtruar që para dy vitesh, por ende autoriteti qendror bankar nuk e ka një afat të saktë se kur kartëmonedha e re do të dalë në qarkullim.

Aktualisht prerja më e madhe e lekut në kartëmonedhë është 5 mijë lekë.

Në fund të vitit 2015, rezultuan 125,314,626 copë kartëmonedha në qarkullim me vlerë rreth 235.393 miliardë lekë.

Në krahasim me vitin 2014, numri i kartëmonedhave në qarkullim është ulur me rreth 5.4 milionë copë, ndërsa në vlerë është rritur me 5.6%, raporton Monitor.

Banka e Shqipërisë sqaron se ndryshimi i këtyre treguesve vjen si pasojë e ndryshimit që ka pësuar struktura në favor të kartëmonedhave me vlerë nominale 5000 lekë dhe 2000 lekë.

Gjithashtu, vëllimi i kërkesave nga bankat e nivelit të dytë për pagesa u rrit me 6.4%. Vlera mesatare e një kartëmonedhe në qarkullim në fund të vitit 2015 arriti në 1878 lekë, nga 1706 lekë që ishte në fund të vitit 2014.

Monedha metalike në qarkullim Në fund të vitit 2015, rezultuan 158,396,989 copë monedha metalike në qarkullim, me vlerë 3.799 miliardë lekë. Në krahasim me vitin 2014, rezulton një rritje e numrit të monedhave metalike me 7.6% dhe një rritje e vlerës së tyre me 8.2%. Në fund të vitit 2015, raporti i përgjithshëm i vlerës së monedhës metalike ndaj kartëmonedhës rezultoi pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar.

Koeficienti i qarkullimit të kartëmonedhës për vitin 2015, rezultoi në vlerën 0.9, që do të thotë se një kartëmonedhë kthehet mesatarisht më pak se një herë në vit në sportelet e Bankës së Shqipërisë. Ky koeficient është më i lartë për prerjet 500 lekë, 1000 lekë dhe më i vogël për prerjet 5000 dhe 2000 lekë, duke treguar se këto të fundit kthehen më rrallë në sportel./a.m.

Next Post

Anija turistike angleze pëson defekt 7 milje nga Porto Palermo, Roja Bregdetare e rimorkion në breg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In