• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BSH, analizë për borxhin: Aftësia paguese afatgjatë është përkeqësuar

by A R
10/12/2015 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë ka publikuar “Analizën e Borxhit të jashtëm bruto” për tremujorin e dytë të këtij viti, me autorë Eglent Kika, Merita Boka të Departamentit të Politikës Monetare.

Sipas raportit, Stoku i borxhit të jashtëm bruto të Shqipërisë shënoi vlerën totale prej 7,257.0 milionë eurosh, duke u vlerësuar në rreth 72% ndaj PBB-së nominale dhe duke u rritur me 9.1% në bazë vjetore.

Në ndarjen e borxhit të jashtëm bruto sipas sektorëve, qeveria e përgjithshme zë rreth 38.7% ndaj totalit, korporatat depozituese 17.9%, sektorët e tjerë 19.2%, IHD-të 23.2% dhe autoriteti monetar 1.1%.

Në ndarjen sipas instrumenteve të investimit, në stokun e borxhit të jashtëm dominojnë huatë dhe investimet në monedha e depozita.

Në ndarjen sipas maturitetit, stoku i borxhit të jashtëm përfaqësohet me rreth 79.6% nga borxhi afatgjatë, duke rritur peshën ndaj stokut total me rreth 0.7 pikë përqindjeje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aftësia ripaguese afatgjatë është përkeqësuar

Në raport theksohet se treguesit e aftësisë ripaguese afatgjatë të borxhit të jashtëm janë përkeqësuar, duke nisur nga viti 2008.

Eksporti i mallrave dhe i shërbimeve është një fluks i vazhdueshëm të ardhurash valutore nga jashtë në një ekonomi. Treguesi sintetik që kombinon këtë të fundit me borxhin e jashtëm bruto të shprehur në monedhë të huaj, ndihmon në analizën e kapacitetit dhe të potencialit afatgjatë ripagues të një vendi. Përkeqësimi i këtij treguesi sinjalizon një zvogëlim të aftësisë afatgjatë ripaguese të një vendi.

Që prej tremujorit të tretë të vitit 2011, treguesi i borxhit të jashtëm bruto kundrejt eksportit të mallrave dhe të shërbimeve ka tejkaluar pragun teorik optimal të propozuar empirikisht prej institucioneve ndërkombëtare financiare5. Këtë tremujor, vlera e këtij treguesi ishte rreth 205%, duke u zgjeruar me rreth 15.9 pikë përqindjeje në nivel vjetor.

Fluksi i të ardhurave fiskale ndihmon në ndërtimin e dy treguesve të tjerë që matin aftësinë ripaguese të një vendi. Këto flukse duhet të mjaftojnë për të mbuluar një raport të caktuar të borxhit të jashtëm bruto dhe të stokut të borxhit të jashtëm të qeverisë qendrore. Treguesi i parë monitoron hapësirën që gëzon qeveria qendrore për të mënjanuar humbjen e besueshmërisë së vendit tek kreditorët e huaj në kohë krize. Ndërsa, treguesi i dytë monitoron rrezikun që të ardhurat fiskale të rishpërndahen nga shpenzime publike në fonde për amortizimin e borxhit të jashtëm publik.

Raporti i borxhit të jashtëm bruto kundrejt të ardhurave fiskale vlerësohet në nivelin 264.3%6. Ky tregues është zgjeruar me rreth 10.4 pikë përqindjeje, krahasuar me një vit më parë dhe është zvogëluar me 14.2 pikë përqindjeje, krahasuar me një tremujor më parë. Treguesi i borxhit të jashtëm bruto i qeverisë qendrore kundrejt të ardhurave fiskale ka shfaqur dinamikë të ngjashme. Raporti i regjistruar prej 102.2% qëndron 11.3 pikë përqindjeje më lart në nivel vjetor. Të dy këto tregues qëndrojnë mbi nivelet teorike optimale të propozuara nga literatura e fushës Aftësia afatgjatë ripaguese e vendit është e lidhur ngushtë me performancën e ekonomisë, ashtu si edhe me shpërndarjen kohore të shërbimit të borxhit të jashtëm. Për të mënjanuar përqendrimin e burimeve financiare drejt funksionit ripagues, ekonomia duhet të jetë e aftë të përmbushë detyrimet e saj të menjëhershme ndaj pagesave të principalit e të interesave të borxhit të jashtëm, thuhet në raport./Monitor

Next Post

Trump i qëndron deklaratave kundër muslimanëve: Nuk tërhiqem nga gara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Foltorja” e PD, habit Berisha: Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën në zyrë!

“Foltorja” e PD, habit Berisha: Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën në zyrë!

December 29, 2025
Berisha paralajmëron vijimin e “Foltoreve”: Ky regjim po shkërmoqet! E nisim vitin me protesta..

Berisha paralajmëron vijimin e “Foltoreve”: Ky regjim po shkërmoqet! E nisim vitin me protesta..

December 29, 2025
Foltorja bosh e Berishës/ Çupi: Më shumë njerëz mblidhen në dasma, kjo opozitë s’të çon askund

Foltorja bosh e Berishës/ Çupi: Më shumë njerëz mblidhen në dasma, kjo opozitë s’të çon askund

December 29, 2025
Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhje, BE apel për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhje, BE apel për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

December 29, 2025
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

“SPAK po kthehet në seksion të PD dhe PL!” Avokati Idajet Beqiri: 21 Janari dhe Gërdeci janë lënë në harresë

December 29, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Fundi i zgjedhjeve më të gjata në historinë e Kosovës, nga Shkurti në Dhjetor

December 29, 2025
Planetët sjellin trazira! Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

Parashikimi astrologjik për 2026, Meri Shehu: Viti i shenjave të zjarrit…

December 29, 2025
Mbështetësit e PD “tkurren” para Kryeministrisë, Berisha mbledh një grusht njerëzish në protestë

Mbështetësit e PD “tkurren” para Kryeministrisë, Berisha mbledh një grusht njerëzish në protestë

December 29, 2025
Bosh “Foltorja” e Berishës/ Thërret mbështetës, por nuk ka njerëz në bulevard

Bosh “Foltorja” e Berishës/ Thërret mbështetës, por nuk ka njerëz në bulevard

December 29, 2025
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Kushtetuesja i përgjigjet opozitës: Vendimi për Ballukun nuk është mbyllur! Shqyrtimi në seancë publike më 22 janar

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com