• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brunilda, 5 vite Kampione e Shqipërisë në tenis dhe suksese ndërkombëtare!

by Java News
18/02/2022 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjergj Marku

(Brunilda eshte nje vajze e rralle, qe ka marre fort nga rrenjet e te pareve, familja e saj nga Perlati Qender në Mirditë, pasi eshte sa tradicionale aq dhe e perfshire ne rrjedhat me trendi te kohes, perfaqesuese e nje gjenerate me plot energji, ide inovative, sportiste qe ka zgjedh si pasion te jetes lojen me “topin jeshil”, duke qene per vite kampione e madhe e vendit.

Mjafton te listojme disa arritje te saj:

2014-2019 kampione e Shqiperise; 2013, 2014 perfaqesuese e Shqiperise ne turrneun development ne Antalia, Turqi; 2014- vendi dyte ne double ne kampionatin Adriatiko-Jonian ne Ancona, Itali; 2016 vendi trete ne turneun Adriatiko-Jonian ne Ancona, Itali; 2017- vendi dyte ne turneun e diaspores Shqiptare ne Prishtine, Kosove.

Tashme bashke me vellain Ergesin menaxhojne shoqaten e tenisit “Mrruku” ku ushtrohen grupmosha te ndryshme.

Ajo vazhdon studimet ne Fakulteti i Shkencave te Levizjes, Universiteti Sporteve.

Me pelqeu nje pershkrim tejet elegant, menyra se si ajo e profilon veten e saj, pasionin e pazakonte per sportin e tenisit:

Kundërshtarja nis sulmin…

Me raketën e saj godet fort topin e vogël. Duhet të mbrohem. Ajo lëviz dhe godet shumë shpejt në cepat e fushës time. Reflekset e mia dalin në pah, fiziku është në ritmin e duhur.

Papritur ndodh ajo që nuk duhej të ndodhte.  Atletet e mia dëmtohen në momentin më të mirë timin. Terreni i betonit mbi të cilin po luanim nuk u tregua miqësor në ndeshjen finale. Gjithsesi në fund nuk më pengoi të fitoja titullin e radhës në tenis, duke u shpallur kampione e padiskutueshme e tenisit në Shqipëri për të pestën herë.

Kam luajtur dhe jam stërvitur në fusha betoni.  Më duheshin 1 deri në 3 palë atlete në muaj, sepse fusha ishte si letër zmerile. Fushat me dhe janë ideale, por në realitetin tonë ato vetëm mund të ëndërrohen nga pasionantët.

Si vajzë e vogël nuk e njihja fare tenisin, nuk kisha parë asnjëherë një ndeshje të tillë në televizor. Por në shtëpi kisha një të pasionuar, babin. Dëshira e tij ishte e madhe që unë të bëhesha teniste.

Prezantimi i parë me këtë sport erdhi vetëm në momentin e regjistrimit. Ishte dashuri me shikim të parë.  E nisa në moshën 9 vjeçare dhe e gjithë fëmijëria ime u lidh fort me tenisin.

Çdo plagë, çdo ndrydhje dhe çdo shenjë që unë merrja në këmbë dhe krahë, shkaku ishte i njëjtë, tenisi. U transformova në një fëmijë që trurin nuk e kisha të ndërtuar si zakonisht  me rrudhat e tij, por ndieja që ai ishte në formë sferike dhe ngjyrë jeshile dhe me vija të bardha siç është topi i tenisit. E them këtë sepse nëse do të shikoje fletoret e mia të shkollës dhe të dëgjoje çfarë unë iu thoja çdo personi që takoja, do ta kuptonit atë që thashë më lart. Gjithçka kishte të bënte vetëm me tenisin. Çdo pasdite nuk luaja më me shokët dhe shoqet e lagjes, por luaja me pasionin tim. U bëja gati dy orë përpara e mezi prisja orarin e stërvitjes. Edhe kur mbaronte stërvitja qëndroja në fushë vetëm që të shikoja, sepse ajo ishte çfarë unë dëshiroja më shumë. Babi më shoqëronte në çdo orë stërvitje, në çdo kampionat. Më plotësonte çdo nevojë që sporti më kërkonte. Të njëjtin përkushtim kishte dhe ime më, e cila çdo ditë stërvitjeje më bënte gati veshjen. U përkujdeste në mënyrën sesi të ushqehesha dhe të isha në formë gjithmonë.

Ndeshjet e para i kam luajtur në moshën 12- vjeçare, kampionat i zhvilluar në Durrës ku merrnin pjesë djem dhe vajza. Kisha vetëm 2 vite e gjysmë që luaja tenis dhe në atë kampionat u shpalla kampione e qytetit për djem dhe vajza të asaj grupmoshe.

Kampionati kombëtar që u zhvillua në 2013-ën për moshat 16-vjecare për mua ishte hera e parë që merrja pjesë. Askush nuk priste mrekulli nga unë, sepse isha vetëm një vajzë 12-vjeçare.

Në fund arrita pikërisht mrekullinë, dola në vendin e dytë.

Isha më e lumtur sesa vajza 16-vjeçare që fitoi titullin. Kjo jo për shkak të moshës, por sepse në krahët e mi mungonte eksperienca. Dhe në këto kushte vendi i dytë ishte arritje e madhe.  Isha e hutuar dhe nuk kisha asnjë fjalë që mund të më dilte nga emocionet. Ndjenjë që ende e kam në shpirtin tim.

Turneu i parë ndërkombëtar në Antalia ishte tjetër emocion, jo sepse ishte i pari për mua, por sepse ishte hera e parë që Shqipëria përfaqësohej nga një vajzë në një kampionat ndërkombëtar jashtë vendit.

Si e vetmja vajzë pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar më dhanë të drejtën që të mbaja flamurin shqiptar në prezantimin e shteteve.

Gjatë paradës ndodhesha në krye të ekipit ku i tregoja të gjithëve flamurin më të bukur në botë. Përgjegjësia ishte e dyfishtë. Nuk doja të zhgënjeja vendin tim. Arrita të renditesha në 16 më të mirat e turneut. Më mungojnë shumë ato emocione.

Jam shumë realiste dhe nuk mundem që të tregohem e kënaqur edhe kur ka vend për kritikë. Një shije jo të mirë më ka lënë fakti që në atë turne kompletin e veshjeve u detyruam ta blinim vetë. Me këtë detaj dua të tregoj që në tenis nuk ekziston asnjë mbështetje nga organet drejtuese. Si pesë herë kampione e Shqipërisë nuk jam shpërblyer në asnjë rast. Sjellje jo e denjë për një sport elite.

Para pak vitesh isha me optimiste dhe shpresoja që gjërat do ndryshonin. Radhisja të gjitha ëndrrat se si t’i ngjisja majat në këtë sport, jo vetëm në Shqiperi që ia dola, por edhe më gjërë.

Por ky optimizëm u zbeh kur në Durrës u shemb e vetmja fushë tenisi. Ngelëm një ekip i tërë pa stërvitje. Nuk u interesua asnjë se çfarë do të bëhej me ekipin. Rrjedhimisht në heshtje u shua 95% e ekipit dhe bashkë me të dhe ëndrrat e mia.

Gjithsesi, këto nuk e zbehin aspak lojën me të cilën u rrita.

Tenisi është një sport fantastik.  Ai është bërë pjesë e jetës sime.

Më dha emocion, kënaqësi dhe gëzim që më mbushin me optimizëm në jetën time.

Pavarësisht pengesave reale dhe artificiale, ky është sporti i ekzistencës me të cilin arrita të jem në majë.

Prandaj isha dhe do jem gjithnjë e dashuruar pas topit jeshil)/m.j

   

Next Post
A do të jetë e njëjtë marrëdhënia e tij me Semin pas “BBV”? Rrëfehet Donaldi

A do të jetë e njëjtë marrëdhënia e tij me Semin pas “BBV”? Rrëfehet Donaldi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In