• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bruna do të prehet në Shqipëri! 28-vjeçari që e vrau me thikë pas shpine dëgjonte zëra…

by A R
02/06/2022 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ragusa, Itali

Autoritetet italiane kanë përfunduar autopsinë mbi trupin e 37-vjeçares shqiptare Brunilda Halla, e cila u vra me thikë nga një 28-vjeçar nga Vittoria, tashmë në burg. Rezultatet e autopsisë pritet të bëhen publike pas 60 ditësh. Ndërkohë, trupi i gruas i është dorëzuar familjarëve të saj, që sipas mediave italiane do ta varrosin në Shqipëri.

Ndërkohë, në dritë ka dalë se 28-vjeçari i cili e vrau shqiptaren duke e goditur 6 herë me thikë, planifikonte prej disa kohësh të vetëvritej. Kjo u zbulua nga një letër që prindërit e autorit gjetën mes sendeve të tij. Bruna, nënë e dy fëmijëve, një vajze 16 vjeçe dhe një djali 14 vjeç, u vra nga 28-vjeçari pa shkak. Ai e goditi atë me thikë ndërkohë që gruaja po mbyllte portën e ndërtesës ku jetonte. E sulmoi nga pas vetëm sepse ajo ishte e para që pa në zonë duke i marrë nënës së dy fëmijëve jetën.

Ajo nuk e vuri re vrasësin, deri në momentin që ai ndodhej pas shpatullave të saj. Bruna vdiq përpara se të mbërrinte ambulanca.

28-vjeçari më pas u arratis, duke fshehur rrugës thikën dhe bluzën e gjakosur. Ai u arrestua pak orë më pas në shtëpinë e tij, pasi autoritetet morën dëshmitë në vendngjarje dhe panë kamerat e sigurisë që kishin filmuar gjithçka.

Fillimisht e mohoi krimin, më pas pranoi gjithçka, përfshirë faktin se viktimën e kishte zgjedhur rastësisht, pa e njohur dhe pa pasur asnjëlloj konflikti me të. Mediat italiane shkruajnë se në dëshminë e tij, 28-vjeçari të cilit nuk i është bërë publik emri, mësohet të ketë thënë se dëgjon zëra… Mbrojtja po i mëshon problemeve të shëndetit mendor, ndërsa prokuroria e kishte klasifikuar të riun si “subjekt problematik” dhe ai i ishte nënshtruar një trajtimi kur ishte vetëm 22 vjeç.

“Megjithatë, i riu ishte aq i kthjellët sa të blinte një thikë në internet, me gjasë me qëllimin për ta përdorur për t’i bërë keq dikujt, siç edhe ndodhi”, shkruajnë mediat fqinje, duke shtuar se edhe pas vrasjes, ai ruajti gjakftohtësinë e madje fshehu edhe armën e bluzën, çdo gjë që e lidhte me vrasjen që e kreu në mes të rrugës.

/a.r

Next Post
SHBA qorton Turqinë: Sovraniteti i ishujve grekë, i padiskutueshëm

SHBA qorton Turqinë: Sovraniteti i ishujve grekë, i padiskutueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

March 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 10 Mars 2026

March 9, 2026
Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

March 9, 2026
Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

March 9, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

March 9, 2026

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

March 9, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

March 9, 2026
Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

March 9, 2026
Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

March 9, 2026
Shqipëria, Enver Hoxha dhe ‘hoxhizmi’

Ka lëvizje, por asgjë nuk ecën

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In