• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Brukseli sërish nën sulm?! 2 policë theren me thikë, Alarm për bombë në stacionet hekurudhore

by Aalison Pearse Stevens
05/10/2016 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy oficerë policie janë sulmuar me thikë në atë që konsiderohet si një sulm i dyshuar terrorist, vetëm pak orë përpara se dy stacionet kryesore të kryeqytetit belg të evakuoheshin pas alarmit për bombë.

Udhëtarë të tmerruar u detyruan të largohen nga Stacioni Verior i Bukselit, ndërsa policia nisi menjëherë hetimin për ngjarjen. Evakuimi i stacionit, qendrës së sinjalizimit dhe ndërtesës “Portalis”, ndodhi vetëm pas pasi një telefonues anonim njoftoi alarmoi policinë rreth orës 12:20.

Një zëdhënës i stacionit tha se “një mesazh kërcënues për bombë iu dha policisë. Të gjithë njerëzit u evakuuan nga stacioni, ndërsa trenat u ndalën. Kjo situatë do të vijojë derisa shërbimet e sigurisë të inspektojnë stacionin, pra së paku një orë”.

Vetëm pak më herët se ky njoftim, një agresor me thikë në duar la të plagosur dy oficerë policie në Schaerbeek, rajoni fqinj ku terroristët e sulmeve në aeroport dhe metro të 22 marsit ngritën edhe “fabrikën” e tyre të prodhimit të bombave.

Zyra e prokurorit federal të Brukselit tha për “La Libre Belgique” se nuk ende nuk ka asnjë arsye “të besohet se ky ishte një sulm terrorist”. Megjithatë, një prani e madhe policore vërehet në stacion.

Ndërkohë, një pako e dyshimtë është gjetur në stacionin tjetër “Gare du Midi”, duke shkaktuar edhe këtu evakuimin e të gjithë udhëtarëve. Përdorues të shumtë të “Tëitter”-it shprehën “online” shokun e tyre për këto ngjarje, shkruan tch.

Njëri prej tyre shkruante se “kjo është hera e dytë gjatë kësaj jave, që stacioni verior i Brukselit evakuohet për shkak të një alarmi për bombë”.

Stacioni Verior i Brukselit u evakuua edhe dy ditë më parë, ndërsa hetuesit nisën verifikimin e një pakoje të dyshimtë të gjetur brenda një makine, që ndodhej jashtë tij. Alarmi rezultoi gjithsesi të ishte i rremë, por Belgjika mbetet në nivele maksimale gatishmërie, që prej bombave që tronditën vendin në mars, kur edhe u shënuan 32 viktima./a.k

Next Post
Surprizon Berisha, gardiani kuqezi lë pas Buffon dhe Neuer

Surprizon Berisha, gardiani kuqezi lë pas Buffon dhe Neuer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti/ Fundjava nis me vranësira, ja parashikimi

Mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

February 17, 2026
Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In