Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, jep lajmin se Bashkimi Evropian ka nisur lëvizjet për të siguruar vaksinat anti-Covid për Ballkanin Perëndimor.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, komisioneri thekson se BE do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, ku vëmendje të veçantë do të ketë Ballkani Perëndimor.
“Për të siguruar front të përbashkët për të mposhtur Covid-19 dhe qasjen e menjëhershme të vaksinave, Bashkimi Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor. Do të hulumtohet mundësia e mëtejshme për të siguruar vaksinat shpejt”, shkruan komisioneri Varhelyi.
Ndërkohë sot mediat prestigjioze ndërkombëtare si “The Guardian’ dhe Associated Press kanë pasqyruar shqetësimet e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe paralajmërimin se disa mund të shikojnë drejt Kinës dhe Rusisë teksa janë lënë vetëm.
/a.r