• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brukseli i përgjigjet opozitës: Debati politik zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij

by Java News
20/02/2017 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 3 ditësh protestë të PD-së dhe aleatëve të saj në Bulevard, përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Brukselit. Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE u shpreh se për Komisionin Europian debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. “Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicjen e  Shqipërisë për t’iu bashkuar Unionit Europian, madje edhe për avancimin në rrugën e saj europiane” u shpreh Koçijançiç.

INTERVISTA
Cili është qëndrimi i Komisionit Europian lidhur me kërkesat e opozitës? Siç e dini ka një grevë, u organizua një protestë kombëtare dhe kryetari i PDsë, Basha, thotë se gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve në kërkesat  për largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike deri në zgjedhje, përfshirë dhe çështjen e votës elektronike, në të kundërt deputetët e pakicës bojkotojnë Kuvendin, për pjesën e mbetur të punimeve.

Maja Koçijançiç, Zëdhënëse e KE:

“Për ne, debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicjen e  Shqipërisë për t’iu bashkuar Unionit Europian, madje edhe për avancimin në rrugën e saj europiane. Për këtë arsye, është e rëndësishme të tregohet vazhdimësia e parlamentit në një moment kyç, kur diskutohen e miratohen ndryshimet, në veçanti ato që lidhen me reformën e  drejtësisë. Këto ndryshime kanë rëndësi thelbësore për të siguruar progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt BEsë dhe siç e mbani mend, Komisioni rekomandoi në Nëntor nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, subjekt i zbatimit të prekshëm e të besueshëm në reforma specifike dhe pikërisht reforma e drejtësisë është ajo që kam në ndërmend”.

Rtsh :Nisur nga përgjigja teknike e menjëhershme e kabinetit të Komisionerit Hahn ndaj letrave të dy ministrave të LSIsë mbi Bordin e Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, siç është publikur në Tiranë, si ndikojnë këto qëndrime në mardhëniet me vendin? A parashikohet vizitë në Tiranë? Kur do mbahet tryeza e radhës e dialogut të nivelit të lartë?

Maja Koçijançiç, Zëdhënëse e KE:

“Komisioneri Hahn ka marrë disa letra në të vërtetë dhe u është përgjigjur atyre. Siç e dini ngritja e bordit për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit është diçka e diskutuar thellësisht në detaje me qeverinë shqipëare. Është dhënë shumë informacion mbi këtë dhe është ngritur në përputhje me legjislacionin përkatës dhe Kushtetutën e Shqipërisë dhe detyra e bordit është për të monitoruar procesin. Pra, është tejet e qartë dhe transparente. Reforma në vetvete është sfiduese dhe për këtë arsye, Bashkimi Europian vahdon mbështetjen e tij për punën sa i takon reformës në drejtësi. Për momentin, mund të them se me Tiranën vazhdojnë kontaktet e rregullta me shumë intensitet.

Arta TOZAJ

Next Post
HEC i Kalivaçit, Becchetti shkatërroi burimet ujore, vendasit konsumojnë ujë kanali

Vendimi/ Rikthehet TVSH për ndërtuesit e hidrocentraleve, investitorët shprehen kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In