• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Brukseli krijon Frontex, policë të armatosur në kufijtë e Evropës, përfshirë Shqipërinë

by Java News
06/10/2018 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas Komisionit të BE-së Frontex është marrëveshja e parë e këtij lloji me një vend të tretë. Me miratimin e këtij vendimi në të ardhmen janë të mundshme edhe aksionet e mbrojtësve të armatosur të kufirit të BE-së “në zonën territoriale të sovranitetit shiptar”. Komisari i BE-së për Migracionin Dimitris Avramopoulos e cilësoi marrëveshjen si një “gur themeltar në bashkëpunimin e jashtëm të BE-së në fushën e menaxhimit të kufijve”. “Unë shpresoj, që kjo marrëveshje t’i hapë rrugën forcimit të bashkëpunimit me të gjithë Ballkanin Perëndimor”, nënvizoi komisari Avramopoulos .

Kjo marrëveshje duhet të miratohet edhe nga Parlamenti i BE-së. Në verë të tilla “marrëveshje statusi” janë parafuar edhe me Maqedoninë e Shqipërinë. Tani ato duhet të nënshkruhen. Ndërkohë vazhdojnë bisedimet edhe me Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Më 2015 dhe në fillim të vitit 2016 qindra mijëra refugjatë përmes rrugës ballkanike nga Greqia kanë mbërritur në Gjermani dhe në vendet veriore të BE-së. Kjo mori fund, pasi i nxiti vendet që t’i mbyllin kufijtë e tyre.

Mbrojtësit e kufirit të BE-së me kompetenca të zgjeruara

Në situata krize këtej e tutje mbrojtësit e kufirit të BE-së mund të angazhohen edhe në Shqipëri, duke gëzuar të njëjtat kompetenca me ato të nëpunësve vendas të kufirit, që mund të mbajnë edhe armë. Shqipëria mund t’u lejojë nëpunësve të BE-së edhe që “në mungesë të mbrojtësve vendas të kufirit të përdorin forcë”, thuhet në marrëveshje. Të dyja palët marrin përsipër që të respektojnë plotësisht “të drejtat dhe liritë themelore”.

Frontex-i që nga viti 2016 ka mundësinë që të jetë aktiv edhe jashtë territorit të BE-së. Deri tani kjo ka vlejtur vetëm për shtete në fqinjësi të drejtpërdrëetë me BE-në, pra në Ballkanin Perëndimor apo në Afrikën e Veriut. Në shtator Komisioni i BE-së propozoi, që në të ardhmen kjo të mundësohet edhe për vendet e treta.

Organizatat e ndihmës: Gjithnjë e më shumë migrantë mbërrijnë në Spanjë

Gjithnjë e më shumë migrantë ndërkohë zgjedhin rrugën për në Spanjë. Atje numri i të ardhurve nga Mesdheu është rritur dita ditës. Sipas të dhënave të OKB-së, gjatë këtyre ditëve të shtatorit kanë mbërritur mesatarisht 353 vetë në ditë. Në gusht 225 dhe në pesë muajt e parë të vitit 54 vetë në ditë.

Spanja sivjet ia ka kaluar Italisë me gjithsej 380.000 refugjatë të ardhru kryesisht nga Afrika. Në brigjet italiane sivjet kanë zbarkuar 21.000 migrantë dhe në Greqi 23.500. një vit më parë shifrat nga fillimi i vitit deri në fillim të tetorit kanë qenë 107.000 në Itali, 20.000 në Greqi dhe 12.000 në Spanjë./DW

Next Post
Lotaria Amerikane, nesër shpallen fituesit. Ja si të kontrolloni nëse jeni përzgjedhur

VIDEO/ Lotaria amerikane, Ambasada tregon si të kryeni saktë aplikimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

March 3, 2026
Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

March 3, 2026
Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

March 3, 2026
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In