• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brukseli bën sot përpjekjen e fundit për të ndihmuar Bashën. Propozime vetëm për Kodin Zgjedhor

by Java News
25/04/2017 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Axhenda e dy europarlamentarëve në Tiranë parashikon nje takim te parë me përfaqësuesit e shumicës parlamentare. Në orën 14.00 është fiksuar takimi i parë i McAllister dhe Fleckenstein në një bisedë të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta. Burimet saktësojne se në orën 16.00 do të jetë vetëm Zv.Presidenti i Partisë Popullore Europiane David McAllister që do të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Axhenda e Fleckenstein dhe McAllister nuk parashikon të tjera takime, por ajo është lënë e hapur që në rast të nevojës të ketë sërish takime me palët.

Ndryshe nga sa është raportuar më herët gjatë së hënës, palëve nuk u është dorëzuar ndonjë draft-marrëveshje për zgjidhjen e krizës. I vetmi dokument që ka qarkulluar janë disa rekomandime të OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Burimet nga të dyja palët thanë se ky dokument nuk bën fjalë për çështjet e rëndësishme siç mund të jenë: qeveria teknike, shtyrja e zgjedhjeve apo dhe çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Vetëm nëse do të gjendet dakordësi mes palëve, negociatorët do të mundësojnë një tryezë mes Ramës, Metës e Bashës, për ta zyrtarizuar marrëveshjen. Në të kundërt, kjo parashikohet të jetë përpjekja e fundit e Brukselit për të ndihmuar politikën shqiptare në zgjidhjen e situatës.

Synimi i dy europarlamentarëve është fillimisht nisja e dialogut mes palëve duke përcaktuar temat për të cilat mund të gjendet dakordësia për të kaluar më pas në çështjet që po mbajnë peng politikën shqiptare për më shumë se 2 muaj. lapsi.al

ma.me

Next Post
NEGOCIATAT/ PD kërkon shpalljen ‘non grata’ të Flekenstein, Boçi: Shenjë e keqe ardhja e tij

NEGOCIATAT/ PD kërkon shpalljen 'non grata' të Flekenstein, Boçi: Shenjë e keqe ardhja e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In