• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brukseli acarohet me Serbinë: S’mund të qëndrojë e hipur mbi dy kuaj, mbështetja e Putin në luftën kundër Kosovës

by Java News
14/09/2019 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Brukselit nuk i pëlqen fakti që Serbia qëndron e hipur mbi dy kuaj”, ky është konstatimi që nxjerr një prej gazetave më të mëdha gjermane “Taggespiel”, në një shkrim ku flitet për lëvizjet e fundit diplomatike dhe ekonomike të Serbisë.

Kjo pasi që Serbia ka paralajmëruar se do të nënshkruar një marrëveshje për bashkim ekonomik me vendet euroaziatike në muajin tetor. Me këtë lëvizje Serbia synon që 99.5 përqind e produkteve të plasohen në një treg prej më shumë se 182 milionë njerëzve, në Rusi, Bjellorusi, Armeni, Kazakisatan e Kirigstan.

“Serbia jo vetëm që politikisht, por edhe ekonomikisht po përpiqet që të balancojë raportet në mes të lindjes dhe perëndimit. Por ky kalërim i Serbisë me dy kuaj nuk po mirëpritet fare mirë ne Bruksel. Përkundrazi ekziston një kritikë e ashpër e partnerëve për Beogradin” shkruan “Taggespiegel”.

Për këtë lëvizje Serbia është kritikuar edhe nga raportuesi për Serbinë në Parlamentit Evropian, David McAllister, i cili ka thënë se Serbia ditën e anëtarësimit në BE duhet të braktisë marrëveshjet ekonomike si ajo me vendet euroaziatike. Edhe me i qartë ka qenë ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajcak, i cili tha se ky hap i Serbisë nuk kontribuon në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.

Ndër të tjera thuhet se këto lëvizje ‘dyfytyrëshe’ të Serbisë po bëhen për arsye të mbështetjes diplomatike që merr nga Rusia në luftën e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

“Zyrtarisht, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçuç, dhe qeveria e tij nacionaliste-populiste janë angazhuar për t’u anëtarësuar në BE. Por një nga arsyet se pse Beogradi dhe shtypi pro-qeveritar kërkojnë afërsi me Rusinë por edhe me Pekinin, është mbrojtja diplomatike e Moskës në lufën e vazhdueshme kundër Kosovën, të cilën Serbia nuk e njeh”, shkruan ‘Taggespiegel”, trasnmeton Gazeta Express.

Ndërkohë analistët e ekonomisë shtrojnë pikëpyetje nëse përfitimet ekonomike që vijnë nga një marrëveshje e tillë, do të mund të mbulojnë dëmin politik të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

Nga gjithë kjo situatë e krijuar tashmë askush në Bruksel nuk flet për vitin 2025, si vit i fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Rrëfimi tronditës i një prej viktimave të miliarderit pedofil: Isha përdhunuar 3 herë dita, notova mes peshkaqenëve….

FOTO/ Rrëfimi tronditës i një prej viktimave të miliarderit pedofil: Isha përdhunuar 3 herë dita, notova mes peshkaqenëve....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

February 24, 2026
Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

February 24, 2026
“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

February 24, 2026
Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

February 24, 2026
Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

February 24, 2026
Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

February 24, 2026
Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

February 24, 2026
Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

February 24, 2026
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

February 24, 2026
Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In