• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bruceloza, tuberkulozi e gripi i shpendëve, veterinerët: Do të kryhet vaksinim masiv për disa prej tyre

by B K
09/01/2025 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Bruceloza, tuberkulozi, murtaja afrikane e derrave e deri tek gripi i shpendëve janë disa nga sëmundjet më të përhapura që po qarkullojnë në vend duke prekur si gjedhët, të imëtat por dhe shpendët. Një vaksinim masiv është parashikuar në disa prej kategorive bazuar edhe në rrezikshmërinë që ndodhen.

Deri në një vaksinim masiv, Shqipëria ka marrë një sërë masash për izolimin e vatrave por dhe bllokimin e importit së fundmi edhe nga 10 shtete të tjera të prekura.

“Faktikisht masat janë marrë në kontrollin e vatrës dhe kontrollin e lëvizjeve të derrave dhe nga vende që janë të prekura nga kjo sëmundje. Ne kemi ferma oborresh që e vështirëson punën e veterinerëve. Bruceloza, Shqipëria ka vite që aplikon programe vaksinimi por risia është se vitin e ardhshëm do jetë vaksinimi masiv për kafshët. Për të cilën do të ketë shumë punë”, tha mjeku veteriner Kujtim Mersini.

Ndonëse vaksinimi po kryhet pjesërisht në zonat e prekura, si bruceloza tuberkulozi apo dhe gripi i shpendëve shfaqin rreziqe për t’u transmetuar tek njerëzit.

“Ka 2 programe kombëtare i brucelozës në gjedhë dhe të imëta dhe i tuberkulozit në gjedhë. Sëmundjet qarkullojnë ka dhe raste në njerëz se janë specifikisht sëmundjet që i prekin njerëz dhe kemi raste herë pas here”, theksoi veterineri, raporton A2 CNN.

Por për sa kohë do të vijojë Shqipëria të preket nga këto sëmundje në vend.

“Janë sëmundje endemike kanë qenë janë dhe do të jenë për një kohë të gjatë dhe do kërkojnë shumë kohë. Të mësohemi me këto sëmundje por pa neglizhuar masat e nevojshme”, vijoi Mersini.

Sipas INSTAT janë rreth 263 mijë gjedhë në vendin tonë, 1.2 milionë të leshta, 640 mijë të dhirta dhe 115 mijë derra.

Next Post
Donald Trump i ka “vënë syrin”, 10 kuriozitete për Groenlandën

Donald Trump i ka "vënë syrin”, 10 kuriozitete për Groenlandën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Ish-deputeti i PS, kandidat për ambasador i Shqipërisë në NATO

 Ish-deputeti i PS, kandidat për ambasador i Shqipërisë në NATO

February 19, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

February 19, 2026
Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

February 19, 2026
Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

February 19, 2026
Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

February 19, 2026
“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

February 19, 2026
“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

February 19, 2026
“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

February 19, 2026
LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

February 19, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Seanca paraprake maratonë për Metën, ish-presidenti: Arrestimi im është politik dhe kriminal

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In