• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bruce Springsteen bën një rrëfim intim në Broadway

by Java News
02/10/2017 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Springsteen on Broadway” . Për kantautorin që ishte ngritur nga koncertet nëpër bare të Jersey Shore për t’u bërë simbol i empatisë për klasën punëtore të Amerikës, i cili ka interpretuar nëpër skena të mëdha për gati katër dekada, paraqitja në mënyrë të thjeshtë duket të jetë si përplasje e nivelit me stilin.

A është një koncert më intim apo ngjarje teatrore?

Springsteen thotë se është diçka tjetër dhe se një qëndrim  në Broadway është ajo që dëshiron ta bëjë tani.

Gjithçka ka nisur në Shtëpinë e Bardhë, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Më 12 janar, në javët e fundit të administratës së Obamas, Springsteen kishte mbajtur një koncert akustik në “East Room”, në festën që familja Obama ua bënte 250 anëtarëve të stafit.

Për Springsteen, i cili e merr secilën performancë shumë seriozisht, ky ishte një moment kthese. Ai me kujdes kishte përmbledhur në një listë këngë nga karriera e tij e gjerë: i kishte ringjallur këngët duke i shoqëruar me rrëfime dhe kujtime nga autobiografia “Born to Run” që e kishte botuar më 2016.

“Ka pasur shumë rrëfime aty, gjë që na kthen tek ditët tona të hershme në Bottom Line kur ishim para qindra njerëzve”, ka thënë Springsteen në një intervistë në studion brenda shtëpisë së tij në Colts Neck, tek ka rikujtuar sesi klubi “Greenëich Village” ku i kishte mbajtur koncertet në verën e vitit 1975, qe bërë sensacion. “Kishte funksionuar në një paraqitje shumë, shumë intime”.

Duke shkuar në shtëpi në Washington, Springsteen dhe gruaja e tij, Patti Scialfa, dhe menaxheri Jon Landau, e kishin menduar se më shumë njerëz duhet ta përjetonin një performancë si ajo.

“Mënyra sesi ai i kombinon fjalët e folura me këngët që ka zgjedhur, tingëllon një gjë shumë e thjeshtë”, ka thënë Landau. “Por është një pjesë e vërtetë e performancës artistike”.

Rezultati i kësaj, nëntë muaj më vonë, është “Springsteen on Broadway” që nis të shfaqet nga 3 tetori dhe do të vazhdojë, për pesë mbrëmje në javë, deri në shkurt.

Spektakli do të inskenohet në teatrin me 960 ulëse, “Walter Kerr Theater”, që ishte ndërtuar më 1929 dhe ishte shtëpia e shumë produksioneve të famshme fituese të çmimeve “Tony” – më e frekuentuara se çdo teatër tjetër i “Broadway”. Springsteenit i duhet të këndojë një muaj për të arritur numrin e fansave që do të mund t’i tubonte në një stadium… (b.an)

Next Post
Axhenda/ PS mbledh Asamblenë të shtunën, do prezantohen objektivat e 100 ditëve të para të qeverisë

Axhenda/ PS mbledh Asamblenë të shtunën, do prezantohen objektivat e 100 ditëve të para të qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In