• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brokaj: Skenari i montuar keq dhe “Babalja” i Vlorës…

by A R
22/05/2018 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ashtuquajturi audioskandal i përgjimit me vëllain e ministrit të Brendshëm analizohet nga Dr. Sabit Brokajt, ish-ministër i Mbrojtjes në këtë intervistë ekskluzive në DITA.

Pse Dr. Brokaj e quan këtë përgjim një sajesë false të opozitës dhe cili është qëllimi i vërtetë që fshihet pas tij.

Cili është Babalja në Vlorë dhe pse vlonjatet qeshin me këtë personazh.

Arsyetimi i Dr. Brokajt që e quan opozitën “idiote” që jo vetëm nuk ka ditur asnjëherë të bëjë punë të mira për Shqipërinë, por edhe intrigat i bën shumë keq dhe që nuk i beson askush. Për më tepër në Vlorë… 

– Doktor, kemi më shumë se një javë që opinion publik po ndjek një audiopërgjim që implikon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Opozita ka vendosur të bëjë një protestë në Tiranë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm. A është ky një pretekst për të bërë protesta dhe sa e besueshme është opozita në një ndërmarrje të tillë?

– Po e ndjek me vëmendje gjithë këtë që po ndodh dhe më vjen vetëm keq për një opozitë të tillë. Pse e them këtë? Gjithçka është një skenar i montuar shumë keq në të gjitha aspektet. Askush me mend në kokë nuk e beson këtë skenar. Kjo që po ndodh është një lojë e ndyrë e opozitës. Kam parasysh këtu taktikat e luftës së saj politike.  Dhe i vetmi qëllim i kësaj gjoja lufte politike të saj aktualisht është për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE, kur aktualisht jemi më afër se kurrë kësaj ëndrre evropiane të shqiptarëve. Pa asnjë mëdyshje këtë unë e konsideroj një qëndrim antishqiptar dhe antikombëtar të opozitës. Më e keqja është se kjo është një lojë antishqiptare dhe është e lexueshme se gjithçka bëhet për të penguar hapjen e negociatave me BE-në.

– Doktor, ata që flasin janë njerëz konkretë, të cilët tashmë njihen publikisht. Pse duhet vënë në dyshim audiopërgjimi dhe faktet që serviren në të?

– Fare thjesht. Për ata që kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend sidomos muajt e fundit, natyrisht që kjo që tashmë na serviret si një skup i madh, ishte e pritshme. Do të sajohej me doemos një ngjarje e tillë. Mirëpo problemi është më i thellë se sa duket. Sepse ashtu sikurse ata nuk kanë mend të bëjnë gjëra të mira dhe me brumë për të mirën e këtij vendi, ashtu nuk kanë mend të bëjnë edhe sajesa të kësaj natyre.

– Pse e quani këtë një sajesë?

– Sepse paaftësia dhe idiotësia e tyre që pasqyrohet në të bërit opozitë, pasqyrohet edhe në këtë qëndrim që ata gjoja bëjnë në kundërshtimin që i bëjnë qeverisë. Jo thoni pse e konsideroj këtë një sajesë? Sepse është një sajesë e mirëfilltë me një qëllim të pastër antikombëtar. Kujt i intereson në Shqipëri apo kujtdo në Europë që të dërgosh emaile pambarim në të gjitha kancelaritë me këtë të ashtuquajtur skandal, sikur të ishte dhe i vërtetë. Përveç mosvotimit të hapjes së negociatave, nuk ka asnjë qëllim tjetër. Mirëpo ato shërbejnë vetëm si bumerang për këtë opozitë, sepse vijnë zgjedhjet e radhës dhe të gjitha këto emaile dhe sajesa të opozitës do të përkthehen në votën e popullit. Dhe populli që i njeh shumë mirë problemet, që nuhat të keqen që shumë larg di të ndëshkojë pa mëshirshëm…

– Pse jeni kaq i bindur në këtë që sapo më thatë?

– Unë pak më parë u thashë se mirë që nuk janë aspak të zotë të bëjnë një punë të mirë për të vend, po pse janë dhe kaq idiotë për të bërë punët e këqija. Merre me mend të marrësh për dëshmitar Babalen dhe ta paraqesësh atë si njeriun e së vërtetës, si kauzë për një lëvizje të opozitës për të përmbysur qeverinë. Kuje e zezë! Po a e dini ju se kush është Babalja? Me Babalen në Vlorë tallen të gjithë. Kur hapet ky muhabet qeshin të gjithë kur u përmend Babalen. Këtë e them me siguri, pasi unë e kam mundësinë që të shkoj shpesh në Vlorë dhe e di mendjen e tyre. Qeshin në Vlorë sepse ai shumë-shumë ka qenë një mbushës bidonash… E ja, këtë Babalen ka zgjedhur opozita që t’i përfaqësojë në këtë “betejë” politike që i ka shpallur qeverisë…

– Meqë jemi te Vlora që ka bërë histori dhe ku ju shkoni shpesh, ç’mendim ka Vlora për protestën e radhës të opozitës më 26 maj?

– Po unë ua thashë pak më parë se Vlora tallet me rastin e Babales. Për pasojë tallet dhe qesh edhe me ata që përfaqësohen nga Babalja. E them këtë me përgjegjësi se para dy ditësh isha vetë në Vlorë dhe komunikoj përditë me njerëzit e mi atje. Është e mençur dhe trime Vlora dhe e di se kur ia bën bamp. E kur tallet Vlora me këtë opozitë, mendoj se duhet të tallet e gjithë Shqipëria. Le ta marrin vesh edhe ndërkombëtarët këtë fakt… Ju në “DITA” me të drejtë e kini denoncuar si rastin e Babales ashtu dhe qëllimin e keq të opozitës në këtë rast. Prandaj dhe e gjithë kjo zhurmë po përcillet me indiferentizmin më të madh.

Next Post
VIDEO tragjike/ Parashutistët përplasen në ajër dhe rrëzohen në tokë

VIDEO tragjike/ Parashutistët përplasen në ajër dhe rrëzohen në tokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In