• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brokaj: PD destabilizoi veten, nuk ka fuqi të çojë vendin në kaos

by A R
27/04/2017 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, ka komentuar situatën aktuale politike, dështimin e negociatave për rikthimin e opozitës në Kuvend dhe fatin e Partisë Demokratike nëse nuk futet në zgjedhje.

Sabit Brokaj ka deklaruar se dështimi i negociatave vulosi fundin e PD, ndërsa apelon se ka ardhur koha që kjo parti të riformatohet jo me Lulzim Bashën kryetar.

Kur të gjithë prisnin se ndërhyrja e ndërkombëtarëve do të arrinte të bindte Bashën për të lënë bojkotin, Brokaj thotë se kryedemokrati shënoi inekzistencën e PD, e cila mund të ringrihet vetëm duke ndryshuar lidershipin, duke ardhur në krye të partisë jo ai që është sot dhe as ata që kanë qenë dje.

“PD duhet ta rifillojë ekzistencën e saj; nuk e korrigjon dot më Basha rrugën e PD me këto gabime të mëdha që ka bërë ai vet në partinë e tij”, deklaroi Brokaj per ‘sot’. Pas dështimit të negociatave, Basha paralajmëroi protesta në mbarë vendin, duke bërë thirrje për destabilizim.

Sabit Brokaj u shpreh se një parti në krizë e shkatërruar nuk ka këllqe ta destabilizojë vendin, madje, nuk ka më shqiptarë që i shkon nga mbrapa atyre që bllokojnë rrugët në 2017, që s’kanë as program dhe as ide.

“Lulzim Basha u shpreh se do niste protestat në mbarë vendin, por kam përshtypjen se PD nuk ka takat të destabilizojë Shqipërinë tashmë. Ajo destabilizoi veten dhe një pati e destabilizuar në krizë nuk ka fuqi që të destabilizojë vendin.

Nuk janë shqiptarët aq budallenj që t’i shkojnë nga mbrapa një partie që zë rrugët pas 27 vjetëve, një partie që nuk di të bëjë politikë, nuk di të paraqesë veten dhe programet para popullit. Dhe, e ngarkuar me gjynahet e së kaluarës për të mos thënë krimet ajo nuk ka takat, nuk ka fuqi, nuk ka mendje që të konkurrojë me krahun tjetër politik, prandaj i bëjnë këto gjëra”, tha Brokaj.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, e parashikonte një fund të tillë të PD, që kur u krijua nga ata protagonistë, me në krye Sali Berishën.

Sipas tij, ky lidership i “sëmurë” do ta çonte PD drejt greminës, dhe ja ku i erdhi fundi. Ai tha se qëndrimet katastrofike të PD kanë sjellë domosdoshmërinë që kjo parti të rikrijohet dhe të rianalizohet.

“Me sa duket, Partia Demokratike në mënyrën se si u krijua me ata protagonistë, dukej që nuk do të ishte jetëgjatë, si fëmijët që lindin me sëmundje të lindura që kanë jetëgjatësi të kufizuar; edhe PD e lindur si e tillë, jetën do ta kishte jo të gjatë dhe ky është momenti kur drejtuesit e vet të sëmurë përcaktuan edhe prognozën e saj.

Qëndrimi politik i drejtuesit ose i drejtuesve të PD ka qenë aq jo politik katastrofik do të thosha unë për një parti, saqë përcaktuan dhe momentin e inekzistencës së partisë. Është moment që ndoshta jo vetëm PD duhet të rikrijohet dhe të rianalizohet si parti, sepse duket që ka qenë parti parapolitike”, u shpreh Brokaj./Sot/a.m.

Next Post
Tronditëse! Fëmija 15-muajsh mbytet në legenin me ujë në banesë

Grabisnin banesat në zonat pyjore, si u prangosën dy shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In