• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Britaniku që iu bashkua UÇK dëshmi tronditëse për masakrimin e gruas shtatzënë

by A R
24/04/2016 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ish-ushtari britanik i UÇK-së, në luftën e Koshares, John Harrison, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se si serbët ia kishin djegur gruan e tij, e cila ishte 7 muajsh shtatzënë dhe vëllezërit e saj 14 dhe 8 vjeç, prindërit e saj dhe gjyshen.

FLM my dear lost heart and my matching soul Lelja.

“Katër serbë që jetonin në këtë fshat, të cilët kishin qenë në dasmën time e që e kishin ngrënë bukën me mua në tavolinën e shtëpisë sime, ishin porositur prej Beogradit te vrisnin familjen time. Katerinën, e cila ishte 7-muajshe shtatzënë, ata e torturuan, e vranë dhe e gozhduan atë në derën kryesore të shtëpisë, i djegën të gjallë dy vëllezërit e saj 14 dhe 8 vjeç, prindërit e saj dhe gjyshen”, ka shkruar, duke rrëfyer për vrasjen e gruas së tij dhe familjes së saj nga serbët në Karlovac të Kroacisë.

Postimi i plotë i John Harrison:

Unë mendova se do të shpjegojë koment në postin tim të fundit në lidhje me gruan time në fund

Në Karlovac, apo si të thuash menjëherë jashtë fshatit, shumë afër me frontin e luftës, unë u dashurova në një vajzë të re të quajtur Katerina, ishte viti 1994. Ne u takuam në një klub nateje ku unë isha rojtar. Ne vazhduam bashkë dhe 6 muaj pasi u takuam u martuam….Ne jetuam ne Karlovac dhe me prindërit e saj qëndruam në shtëpi afër frontit….Sido të jetë, ishte korriku i vitit 1995 koha kur po zhvillohej OLUJA (emri i aksionit ushtarak kroat kundër rebelëve serb në të ashtuquajturën Kraina sipas serbëve, me qendër Kninin) e cila ishte beteja më kryesore dhe më e madhe për territoret kroate dhe, ju mund të imagjinoni se unë asokohe gjendesha në vlugun e luftimeve….në fakt unë isha dërguar aty 4 javë para operacionit të madh, për të shpartalluar armikun duke i marrë epërsinë në zonat e caktuara.

4 serbë që jetonin në këtë fshat, të cilët kishin qenë në dasmën time e që e kishin ngrënë bukën me mua në tavolinën e shtëpisë sime, ishin porositur prej Beogradit te vrisnin familjen time, Katerinën, e cila ishte 7 muajshe shtatzënë, ata e torturuan, e vranë dhe e gozhduan atë në derën kryesore të shtëpisë, i djegën të gjallë dy vëllezërit e saj 14 dhe 8 vjeç, prindërit e saj dhe gjyshen. Ata çanë barkun e Katerinës dhe e gozhduan fëmiun tim në derë poashtu. Dogjën shtëpinë rreth tyre. Derisa ne jetonim në distancë, askush nuk e kishte parë por, unë i kisha vendosur cctv, për sigurinë e saj dhe të veturës, regjistruesi ishte në podrum të shtëpisë pra i shpëtuar nga zjarri. Unë u ktheva në shtëpi pas 19 ditësh dhe i gjeta.

Mund të imagjinoni sesi më shkatërroi të tërin. Brigada ime -Brigada e Parë e Gardave- më ka zmbrapsur, e ka raportuar ngjarjen në rrjetin e organizimit më të lartë, mua më kanë tërhequr zvarrë, e kanë pastruar vendin me kujdesin më të madh. Pastaj ata e kanë mbyllur të gjithë zonën, më pas e kanë gjetur regjistruesin dhe i kanë kapur serbët. Brigada ime i ka lidhur ata në pajtueshmëri me ligjin ushtarak në vend dhe, i ka varur. Muaj më vonë unë fillova të kërkoj mbi “zingjirin e vrasësve”, zingjir ky i njerëzve të përfshirë në zbatimin e aksionit….Unë i gjeta.

29 persona, të cilët ishin përfshirë në planifikimin, zbatimin dhe logjistikën e operacionit. Pas luftës, në vitin 1995, më saktësisht në vitin 1996, unë e kisha angazhuar një grup të përzgjedhur nga unë për ti eliminuar të gjithë të përfshirët. Nën miratimin e autoritetit më të lartë kroat, ne e bëmë këtë. I fundit prej tyre “përjetoi aksident me veturë” në vitin 2006 në Serbska Bosanska Krajenska. Ai ishte jeta e fundit që kisha marrë. Ishte i fundit prej zingjirit të vrasësve.

Unë në shpirt tani jam i lirë.

Next Post

(VIDEO) “Luftë” në mes Tunës dhe Ronelës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In