• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Britanikët përgatitën për katastrofën, blejnë rezerva ushqimore për 5 muaj

by Java News
15/01/2019 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa britanikë mendojnë se Brexiti është një katastrofë dhe përgatiten ta përballojnë atë. Ata quhen “prepper”, nga “Prepare” e janë të përgatitur për më të keqen: si katastrofat atomike, luftërat ose Brexitin.

Fjala “prepper” vjen nga prepare – që do të thotë të jesh i përgatitur. Njerëzit që e quajnë veten të përgatitur, janë faktikisht të armatosur për çështje serioze si përshembull incidente atomike ose luftë. Por në Britaninë e Madhe gjithnjë e më shumë Prepper përgatiten për periudhën pas Brexitit.

Michael Kirschning është kuzhinier i specializuar dhe Prepper i deklaruar. Ai ka zbrazur disa dollapë për të futur atje ushqime rezervë dhe për të qenë i përgatitur për atë që do të ndodhë kur Britania e Madhe të dalë nga BE. Ashtu si ai, kanë bërë mijëra anëtarë të grupit të krijuar në facebook, “48 Percent Preppers”. Anëtarët e këtij grupi mendojnë se Brexiti do të ketë pasoja katastrofale, rritje të kriminalitetit, mungesa të shërbimeve mjekësore, papunësi masive.

Prandaj, Michael Kirschning shfrytëzon çdo lloj oferte me produkte të lira për të blerë sa më shumë dhe në çdo blerje e ndien veten gjithnjë e më të sigurt. Pas Brexitit, mendon me frikë gjermani Michael Kirschning, që jeton në Milton Keynes të Londrës, do ketë mungesë produktesh dhe çmimet do të rriten. Prandaj ai e ktheu veten në të ashtuquajturin “Prepper” – dikë që është i përgatitur. “Njerëzit që kanë para, nuk e vrasin mendjen,” thotë ai, ” sepse ata janë në gjendje ta përballojnë situatën, sepse me para mund të blesh çdo gjë. Por për njerëzit e zakonshëm, nuk do të jetë e lehtë. Prandaj unë mendoj se gjendja që do të krijohet do të jetë shumë e keqe.”

Michael Kirschning dhe shumë Prepper të tjerë shikojnë tek Brexiti një katastrofë të mundshme. Planet e qeverisë e rrisin edhe më shumë shqetësimin e tyre: 3500 ushtarë duhet të jenë të gatshëm për masat që duhen marrë nëse Brexiti ashpërsohet. “Ushtarë, që do të jenë të armatosur dhe do të kujdesen për ruajtjen e rendit. Ata pra do të fillojnë dikur të qëllojnë mbi njerëzit këtu. Atëherë do ketë ardhur pika kulminante këtu,” thotë Kirschning.

“Çfarë do të thotë kjo?” pyetet ai. “Atëherë do të fillojë ndonjë luftë civile këtu,” përgjigjet gjermani që jeton prej 30 vjetësh në Britaninë e Madhe.

Asgjë si  më parë

Asnjë gjë nuk do të funksionojë si më parë, për këtë Prepper-at janë të bindur. As në doganën e portit të Denverit, pikën më të rëndësishme të transportit të mallrave. Aktualisht duhet një minutë e gjysmë që të futet një kamion mallrash këtu. “Nëse do të dalim nga BE, atëherë do të duhen katër minuta. Mendoni çfarë bllokade do të krijohet brenda 24 orëve, dhe brenda javës vargu i makinave të bllokuara në qarkullim do të mbërrijë deri në Londër, ” thotë Kirschning.

Edhe autoritetet mendojnë se do ketë vargje kilometrash të gjatë makinash të bllokuara në rrugë, nëse Brexiti do të jetë i ashpër. Ky do të krijojë problem kryesisht për lëndët ushqimore. Gati gjysma e produkteve ushqimore në Britaninë e Madhe vjen nga jashtë, pjesa më e madhe nga vendet e Bashkimit Europian. Ekspertët llogarisin se sidomos produktet e freskëta ushqimore do pakësohen vërtet.

“Produktet që duhen mbajtur në frigoriferë, mund t’ i mbash maksimumi për pesë ditë, ato duhen furnizuar menjëherë. Çdo lloj vonese furnizimi do të thotë se ato nuk mund të shiten më.”

Në tregun ku ai blen prodhimet e tij në Milton Keynes, me siguri oferta do të zvogëlohet konsiderueshëm, mendon Michael Kirschning.

Rezerva ushqimore për 5 muaj

Por ky Prepper duket se është një nga të paktët këtu, që shqetësohet. Sepse Milton Keynes ka votuar për Brexitin, dhe pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se Britania e Madhe është në gjendje t’ ia dalë mbanë e vetme.

“Disa njerëz do fillojnë të grumbullojnë ushqime. Unë besoj se kjo nuk është e nevojshme. Nëse njerëzit mbeten të arsyeshëm, atëherë nuk do të ketë mungesa,” thotë njeri. Kurse tjetri ia pret: “Unë besoj se ne duhet ta bëjmë atë që kemi nisur. Ne nuk duam të qeverisemi nga Brukseli.”

Michael Kirschning sidoqoftë nuk pret të shohë çfarë do të ndodhë, por është duke u bërë gati për rastin më të keq. Në facebook ai këmben këshilla me Preperët e tjerë: Si përshembull si të thash perimet që t’ i bësh ato të durojnë më shumë pa u prishur. Disa të tjerë blejnë gjeneratorë, për të qenë të gatshëm nëse ikin dritat.

“Ushqimet që unë kam mbledhur këtu mjaftojnë për 2 muaj. Në frigorifer kam po ashtu mjaft ushqime, për të shtyrë edhe tre muaj të tjerë.  Kështu që unë nuk kam problem,” thotë i kënaqur Michael Kirschning, që thotë se “të tjerët janë shumë naivë që besojnë dhe nuk përgatiten.” Për veten e tij ai ka një plan B gati: Nëse këtu nuk shtyhet më, atëherë ai do të kthehet në Gjermani mbas 30 vjetësh jete në ishull.

DW

a.cupaj

Next Post
E vërteta për gratë që duan të bëhen politikane

''Aty ku s'të duan, nuk rrihet'', Bregu tregon arsyet e ikjes: Ja pse kandidova për postin e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In