Ministri i Jashtëm gjermae, Frank-Walter Steinmeier deklaroi sot se referendumi në BM shënon një ditë të trishtë për Evropën dhe Britaninë e Madhe.
“Lajmet që vijnë nga Britania e Madhe janë një deziluzion. Ditë e trishtë për Evropën dhe Britaninë e Madhe”, tha në Twitter, në anglisht, Steinmeier.
Britania e Madhe votoi për largimin nga Bashkimi Evropian, njoftoi sot rrjeti kryesor informativ britanik, BBC.
BBC bëri njoftimin e sipërcituar pasi numri i votave Leave arriti 16 835 512, më shumë nga numri i domosdoshëm 16 813 000./a.m.