• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Britania la në fuqi non gratën e Berishës, avokati: I bazuar në fakte dhe jo fjalë! Çdo provë e dokumentuar që nga 1996

by Java News
18/06/2024 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Ish-kryeministri demokrat humbi dje (17 qershor 2024)  apelin e tij në Komisionin e Posaçëm të Apelimit të Emigracionit në Londër kundër vendimit të Ministrisë e Punëve të Brendshme, “Home Office kundër ndalimit të hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 2022, për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Po, vendimi për ish-kryeministrin Sali Berisha, është vendim i cili ka ardhur pas analizimit të shumë provave dhe fakteve, analizon avokat Naim Hasani nga Londra, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, në Report Tv. Hasani thotë se çdo provës është e dokumentuar që nga viti 1996.

“Janë një numër i ndryshëm akuzash që janë ngritur për të. Vendimi është i bazuar në fakte dhe informacione të sakta dhe nuk janë fjalë, por janë burime të sakta dhe të qarta britanike dhe që gjykata i ka saktësuar shumë saktë.

Ajo që më bëri përshtypje është mënyra e qartë dhe e detajuar e mbledhjes së informacionit dhe se si është dokumentuar çdo provë që nga 1996 dhe të gjitha informacionet që janë mbledhur  për ngritjen dhe rënien e skemave piramidale në Shqipëri, çështjet që kanë të bëjnë me poronësitë, kush ka përfituar”, tha ai.

Lidhur me vendimin për të lënë në fuqi non graten e Britanise per Berishen Hasani tha se ai mund të apelohet, ndërsa theksoi se është i ndarë në dy pjesë.

“Vendimi mund të apelohet në Apel. Vendimi i gjykatës Speciale të Emigracionit në Londër është vendim i ndarë në dy pjesë. Është një pjesë e hapur dhe një pjesë që është e mbyllur. Gjykata publikon pjesën që nuk përbën sekret për hetimet e mëtejshme që mund të bëhen. Vendimi i gjykatës nuk mund të publikohet për arsye të sekretit hetimor dhe nxjerrja  e tyre do të dëmtonte shërbimet inteligjente dhe dëshmitarët që kanë dhënë informacione për Sali Berishën”, tha ai.

Komisioni i Posaçëm i Apelimit të Emigracionit në Londër vendosi të rrëzojë këtë të hënë apelin e zotit Berisha, i cili pretendonte se vendimi ndaj tij u mbështet në pohime të rreme dhe të paprovuara.

Mbretëria e Bashkuar vendosi të ndalonte hyrjen e zotit Berisha në vitin 2022, një vit pasi iu ndaluan udhëtimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e përcaktuar atë për shkak të korrupsionit madhor të dyshuar, cënimit të demokracisë dhe abuzimit me pushtetin në vitet e qeverisjes së tij./m.j

Next Post
VIDEO/ Hysaj u “masakrua” pse uli kokën në golin e dytë përballë Italisë, por ja veprimi i tij në krosin e Pellegrinit që solli barazimin e rezultatit

VIDEO/ Hysaj u “masakrua” pse uli kokën në golin e dytë përballë Italisë, por ja veprimi i tij në krosin e Pellegrinit që solli barazimin e rezultatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In