• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Britania e Madhe ‘kthesë 180°’ në politikat e emigracionit për shqiptarët, po tani?

by
27/09/2022 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pretendimet e mëparshme rreth azilkërkuesve shqiptarë në Britani janë hedhur poshtë sot, gjatë një vendimi që është konsideruar si një ‘kthesë 180 gradë’ nga mediat vendase.

Zyra e Brendshme britanike e emigracionit e njohur gjithashtu si Home Office ka pranuar se nuk ka të drejtë të përshpejtojë procesin e dëbimit të azilkërkuesve shqiptarë pas mbërritjes së tyre në Britaninë e Madhe, duke bërë kështu një kthesë 180 gradë në politikat e tyre të emigracionit.

Ish-sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel nënshkroi një marrëveshje me qeverinë shqiptare në gusht për të kthyer ata që mbërrijnë ilegalisht në tokën angleze.

Ajo pati deklaruar se kjo marrëveshje do të nënkuptonte se Mbretëria e Bashkuar mund të kthente me një proces të përshpejtuar azilkërkuesit që mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar dhe e bënin këtë nën pretendime “të rreme”.

Por departamenti ligjor i qeverisë ka konfirmuar ditën e sotme se skema nuk do të zbatohet për shqiptarët që aplikojnë për azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Pranimi u bë me anë të një letre zyrtare për avokatët që punojnë për organizatën e bamirësisë së refugjatëve Care4Calais, e cila kishte sfiduar politikat e mëparshme. Sipas kësaj letre, shumica dërrmuese e shqiptarëve që kërkojnë leje për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të preken nga marrëveshja.

Clare Moseley, themeluesja e Care4Calais, shpjegoi se “Sugjerimi ishte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt, shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga Home Office, duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar.

Nën kërcënimin e rishikimit gjyqësor, qeveria ka bërë një kthesë domethënëse. Duke vepruar kështu, ata po pranojnë që refugjatët nga Shqipëria kanë të drejtë të bëjnë një kërkesë për azil dhe të kenë mundësinë që ajo të dëgjohet dhe të konsiderohet nga autoritetet britanike në mënyrë të drejtë. Kjo është një fitore e madhe e mirësjelljes njerëzore.” – tha ajo.

Pretendimi i Patel u bë pasi shifra zyrtare zbuluan se 2,165 shqiptarë u regjistruan si azilkërkues që mbërrinin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me anë të varkave të vogla midis janarit dhe qershorit 2022, krahasuar me vetëm 23 raste të zbuluara në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje kthimi me qeverinë shqiptare, Patel tha se: “Këta shtetas shqiptarë janë sjellë këtu ilegalisht nga rrjetet e organizuara kriminale që udhëtojnë nëpër vende të shumta të BE-së. Ata janë duke blerë azil dhe duke bërë përpjekje për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar me shpresën se mund të qëndrojnë këtu.”

Pas këtyre deklaratave, Duncan Lewis Solicitors, i cili përfaqëson gjithashtu Care4Calais, i dërgoi një letër qeverisë duke kërkuar zbulimin e skemës së propozuar.

Në përgjigjen e tij, departamenti ligjor i qeverisë britanike shkroi se marrëveshjet me qeverinë shqiptare “nuk do të zbatohen për azilkërkuesit nga Shqipëria”.

/e.d

Next Post
Një replikë pak vulgare …

Në pritje të Zhan D'arkës moderne shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In