Kryeministri britanik Boris Johnson ka reaguar pas bombardimit të një spitali të maternitetit në qytetin Mariupol, që është i rrethuar ukrainas nga forcat ruse.
“A ka diçka më të ligë sesa të sulmosh të dobëtit dhe të pambrojturit”, ka shkruar Johnson në Twitter krahas lajmit për shkatërrimin e spitalit.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar po shikon për më shumë mbështetje për Ukrainën për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore derisa shtoi se “do të mbajmë Putinin përgjegjës për krimet e tij të tmerrshme”.
Për sulmin në spital ka shkruar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili iu drejtua botës, duke thënë se është bërë “bashkëpunëtore që injoron terrorin”.
Ai tha se ka njerëz nën rrënojat e spitalit, përfshirë edhe fëmijë./m.j
Ik o idiot,që nxorri nga BE shtetin tënd të madh.U duhet vizë për të hyrë në BE