• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Britania dhe BE-ja dështojnë në arritjen e paktit për Brexit

by Java News
15/10/2018 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për Brexit, në bisedimet e paplanifikuara vetëm disa ditë para samitit vendimtar të BE-së.

Në një takim më 14 Tetor në mes të negociatorit të BE-së, Michel Barnier dhe Sekretarit britanik për Brexit, Dominic Raab, së bashku me 27 ambasadorë tjerë evropianë në Bruksel, është spekuluar arritja e një marrëveshjeje të mundshme për të vendosur kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Barnier ka thënë përmes një postimi në Twitter se “pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, disa çështje kyçe janë ende të hapura”.

Ai ka thënë se çështja që ndan të dyja palët është nevoja e “anashkalimit të një kufiri të ashpër”, në mes të Irlandës Veriore në Britani dhe Republikës së Irlandës pas Brexitit.

Qeveria Britanike ka thënë se ende ka “çështje të pazgjidhura”, mirëpo ka insistuar se negociatorët kanë bërë “përparim të vërtetë”, drejt arritjes së paktit.

Irlanda është anëtare e BE-së dhe aktualisht ekziston një “kufi i butë”, në mes të këtij vendi dhe Irlandës Veriore, pa formalitete doganore.

Kryeministrja britanike, Theresa May është duke u përballur me presion nga shumë anëtarë të Partisë Konservative për të mos bërë ndonjë lëshim ndaj BE-së, sidomos në çështjen e kufijve.

Këto bisedime të vështira e lënë të hapur mundësinë për Brexit “pa marrëveshje”, duke e bërë të paqartë marrëdhënien e bllokut evropian me këtë shtet në tregti dhe aspekte tjera, pasi Britania të largohet nga BE-ja.

May ndërkohë ka planifikuar mbajtjen e një takimi me kabinetin e tij më 16 tetor, një ditë para samitit të BE-së.

Përndryshe, Britania e Madhe pritet të largohet nga BE-ja në fund të Marsit të vitit të ardhshëm./REL

Next Post
Albanologjia/Si funksiononin dikur Konferencat ballkanike

Albanologjia/Si funksiononin dikur Konferencat ballkanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

March 5, 2026
Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In