Prestigjiozja britanike “The Guardian” njofton për shifra alarmante të fëmijëve shqiptarë, që pasi trafikohen në Britani, detyrohen të punojnë si skllevër. Sipas shifrave të marra nga shoqata e bamirësisë “Barnardo”, që merret me mbrojtjen e fëmijëve dhe që bashkëpunon me Ministrinë e Brendshme “Home Office” për të mbrojtur fëmijët viktima të trafikimit, po rritet me ritme alarmante numri i fëmijëve që vijnë nga Shqipëria në Britani, shpesh në mënyre vullnetare, por që më pas përfundojnë të shfrytëzuar. Përpara 5 vitesh – shkruan “The Guardian” – fëmijët shqiptarë nuk ishin një grup me rrezikshmëri të veçantë.









