Një helikopter i Forcave Mbretërore Ajrore është përfshirë nga zjarri mbi majën e rajonit Snowdonia në veriperëndim të Uellsit për shkak të një problemi teknik.
Raportohet se katër personat që ishin në bord kanë shpëtuar pasi janë hedhur me parashutë.
Shërbimet emergjente dhe ambulanca ajrore janë afruar me shpejtësi drejt vendit ku u rrëzua helikopteri dhe pas përfundimit të misionit të shpëtimit pritet të vijojnë hetimin për ngjarjen./a.k.