Tre shtetas shqiptarë të cilët janë dënuar për kultivimin kanabis sativas në vlerën e 550 mijë poundëve, do të riatdhesohen në Shqipëri pasi të kenë kryer dënimin.
Bëhet fjalë për Vullnet Cjali, 27 vjeç, Afrim Hoxha, 45 dhe Ledian Kola, 39, të cilët u dënuan javën e kaluar me tre vite burg për prodhim droge.
Policia britanike ka konfirmuar se tre shqiptarët do të kthehen në Shqipëri në përfundim të dënimit. Gjykatësi Alan Conrad, tha se askush nuk i ka detyruar ata të vijnë në Britaninë e Madhe dhe askush nuk i ka detyruar të punojnë si kopshtar për prodhimin e kanabisit. Por, sipas tij zgjedhja është bërë për çështje ekonomike.










